Akuzat se ka bashkëpunuar me USAID për shkarkimin e Trump, OCCRP: Jemi apolitik!

10 Shkurt 2025, 10:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Rrjeti i gazetarëve investigativë ka reaguar sërish në lidhje me goditjen që po i bëhet nga administrata Trump.

Reagimi 

OCCRP së fundmi është kthyer në objektivin e një teorie konspirative që sugjeron se ne kemi punuar me një nga donatorët tanë, USAID, për të minuar Presidentin Donald Trump gjatë administratës së tij të parë.

Kjo është thjesht e pavërtetë, sepse OCCRP nuk funksionon kështu.

Ja faktet: Një nga artikujt tanë, u citua në një ankesë kundër Presidentit Donald Trump në vitin 2019. Ankesa më pas shkaktoi “impeachment” (akuzat për shkarkim) e tij të parë.

Ai artikull, si të gjithë artikujt që bëjmë ne, u raportua pa dijeninë apo kontributin e donatorëve tanë. OCCRP nuk kishte asnjë kontakt me denoncuesin dhe nuk ishte në dijeni të ankesës deri pasi ajo u raportua nga mediat vendase të SHBA. Në gjithë historinë e OCCRP askush nuk e ka kundërshtuar saktësinë e ndonjë fakti, përfshirë njerëzit për të cilët kemi shkruar. Ndërkohë, ata që promovojnë teori konspirative rreth raportimit tonë nuk kanë ofruar asnjë provë për pretendimet e tyre.

OCCRP është apolitik. Ne financohemi nga donatorë të ndryshëm, duke përfshirë anëtarë të institucioneve publike, private dhe agjencitë e zhvillimit të disa vendeve demokratike.

Misioni ynë kryesor është të informojmë publikun duke ekspozuar korrupsionin dhe format e tjera të keqbërjes, dhe artikujt tanë kanë ndihmuar në kthimin e më shumë se 11 miliardë dollarëve në arkën publike përmes konfiskimeve dhe gjobave. Raportimi ynë ka frymëzuar reforma dhe ka fuqizuar qytetarët që të kërkojnë llogari për korrupsionin. OCCRP ka sjellë të paktën dhjetë herë më shumë para për qeverinë amerikane sesa ka marrë në grante.

Ne jemi krenarë të ekspozojmë të vërtetat që fuqizojnë njerëzit të vendosin për të ardhmen e tyre, por ne nuk mbrojmë ndonjë rezultat apo qeveri specifike politike – as në SHBA dhe as askund.


Video