10 mijë ushtarë rusë të vrarë sipas gazetës pro Kremlinit, por që detyrohet të fshijë lajmin

21 March 2022, 23:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

10 mijë ushtarë rusë të vrarë sipas gazetës pro

Thuajse 10 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit 4 javë më parë, raportoi gazeta “Komsomolskaya Pravda”. Në këtë mënyrë media ruse pranë Kremlinit pranoi bilanci dramatik, por pa marrë lejen e Moskës.

Komsomolskaya Pravda mbajti për disa orë në ëebsitin e saj artikullin ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”. 

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ia zyrtar që ende flet për “vetëm” 498 viktima nder ushtarakëve.

Bilanci u komentua menjëherë nga shumë analistë, pasi u zbulua pothuajse rastësisht nga korrespondenti i Wall Street Journal Yaroslav Trofimov, që e shpërndau edhe në rrjetet sociale.

Një rrjedhje informacioni kjo, që nuk i ka pëlqyer autoriteteve ruse, aq sa artikulli u ndryshua 24 orë më vonë, duke prerë pjesën ku citoheshin shifrat.

 


Video