Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tronditet sërish Greqia nga një krim i rëndë në familje.
Një 48-vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në Athinë në orët e para të mëngjessit të së shtunës, ku viktima 78-vjeçare u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.
Zjarrfikësit nxorën të moshuarën nga shtëpia dhe më pas djalin e saj që i cili kishte ngecur në shtëpinë që digjej pasi ndezi flakët. Sipas fqinjëve, 48-vjeçari nuk pinte dhe as përdorte drogë, por kishte probleme psikologjike.