Skandali i ARRSH, shpalli fituese firmën "Gjikuria" që ofroi 1 milion euro më shumë se katër të tjerat (modeli Gener2)

17 Qershor 2022, 10:46Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evis Berberi-ARRSH

Seria e tenderëve abuzivë të Autoritetit Rrugor Shqiptar për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri, vazhdon të shkaktojë "gjakderdhje" ekonomike në buxhetin e shtetit.

Radha tashmë i ka ardhur firmës "Gjikuria" e cila ka fituar tenderin tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milionë euro për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i RiStrelcë,  me një ofertë sa 98,4% e fondit limit

“Gjikuria” ka ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet, pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëve, kryesuar nga kompania “Arifaj”, ishte 1 miliard lekë ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdishme se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”.

Pastaj me radhë janë tri oferta të tjera më të mira, por që janë skualifikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi.

Për ndërtimin e Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kualifikuar pesë prej tyre, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”.

Në dokumentin zyrtar nuk ka asnjë informacion se pse është skualifikuar oferta e dhënë nga një bashkim operatoresh kryesuar nga kompania “BE – IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdishme, me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”.

Për t’i dhënë tenderin kompanisë “Gjikuria” në shkelje të plotë, Autoriteti Rrugor ka renditur një sërë justifikimesh për skualifikimet, por dyshimet për paracaktimin e fituesit janë të mëdha pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

Ky tender vendoset në kategorinë e tenderëve me flamur të kuq, pasi duket e dyshimtë se si për një kontratë të tillë prej miliona eurosh, nuk ka pasur konkurrentë të tjerë në garë. Të gjitha faktte e mësipërme ngrejnë dyshime të forta se këmi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me lotin 8 të “Kardhiq-Delvinë”, ku është shpallur fituese kompania “GENER 2”, me 99.7% të fondit limit, në vlerën e 12 milionë eurove.



Video