Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së Kastratit te ‘7 xhuxhat’

21 April 2022, 18:04Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së
Kulla "Downtown Albania"

Një vendim jo dhe aq i papritur i qeverisë vendosi që aty ku ishin “7 xhuxhat”, të cilat vite më parë vetë Edi Rama i përurori si kënd lojrash, i hapi rrugë ngritjes së një kulle 37 kate, por që rrugës u bë kullë me 40 kate.

Kulla e Shefqet Kastratit, siç njihet ‘popullorçe’ në projektin fillestar me 37 kate ishte konceptuar si ndërtesa më e lartë e Tiranës. Që ta kishte të sigurtë këtë rekord, ka menduar gjatë ndërtimit, ku nga 37 kate iu shtuan edhe tre të tjera.

Më poshtë është vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit i datës 10 qershor të vitit të kaluar. Vendimi thotë se ka miratuar “godinën polifunksionale DTA (Downtown Albania) 40 kate (shërbime, banim e hoteleri) me 5 kate parkim nëntokë.

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së

Në momentin që është miratuar ky vendim kulla ishte ngritur deri në katin e 37-të të saj. Projekti fillestar i saj u miratua në heshtje dhe fshehtësi nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017, ndërsa të dhënat e sakta të tij nuk u bënë publike nga asnjë autoritet shtetëror.

Për publikimin mendoi vetë kompania dhe zbatuese e projektit “Downtown Albania”. Në faqen e vet zyrtare, prej nisjes së punimeve në fund të 2018-s dhe më pas në 2019 kompania ka ende në përshkrim projektin fillestar, duke harruar që të shtojë edhe 3 katet ekstra që janë marrë me vendim të KKT-së në qershor të vitit të kaluar.

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së
Faqja e DT1, ku përshkrimi i projektit flet për godinë me 37 kate

Shtesa mund të jetë krejtësisht e ligjshme dhe procedura e ndjekur brenda rregullave, por ajo tregon se në Shqipëri zë ndoshta më shumë se askund tjetër vend shprehja e shkrimtarit uellsian Jo Walton, që thotë se “ka një ligj për të pasurit dhe një ligj për të tjerët”.

Në këtë rast, ka një ligj për Shefqet Kastratin dhe një tjetër për Bojken Lakon. I pari ndërtoi tre kate dhe më pas ndryshoi lejen, i dyti ndryshoi dritaret e një magazine të braktisur dhe u përball me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së

Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 



Video