Dokumenti / Manastirliu ndryshoi në 2020 kontratën për sterilizimin, zgjeroi shërbimin dhe rriti koston

8 Shtator 2023, 16:34Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga Adriatik Doçi

Dosja e koncensionit të sterilizimit nuk është ashtu siç duket. Janë shkruar me qindra artikuj, janë mbajtur emisione dhe konferenva, janë ekspozuar turlifarë dataji dhe thënë gjysmë të vërteta, por akush nuk ka folur deri më sot për këtë kontratë, të cilën po mendohem për ta referuar në SPAK, ashtu siç dërgova dosjen e Arben Ahmetajt, meqenëse SPAK-u nuk ka raporte të mira me hetimin kryesisht.

Në 15 janar 2020, ende pa u tretur mirë gjeli i vitit të ri, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliu dhe e përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme Geraldina Prodani, ndryshon kontratën me kompaninë e shërbimit të sterilizimit SaniService, duke parashikuar zgjerimin e shërbimit dhe rritjen e kostos për buxhetin e shtetit.

Duke amenduar kontratën koncensionare të vitit 2015, Ogerta Manastirliu, përmes përfaqësueses së saj, Geraldina Prodani, parashikojnë që kompania SaniService mund të ofrojë setet kirurgjikale përtej tavanit të përcaktuar në kontratë, 63 mijë operacione në vit, duke aplikuar një zbritje të 25 % të çmimit për çdo shërbim me pajisje për operacionet përtej numrit 63 mijë.

Në kontratën e amenduar ky ndryshim argumentohet me efektivitetin e koncensionit të sterilizimit si dhe nevojës për rritje të shërbimit.

Pra, sipas Manastirliut koncensioni kishte dhënë fryte dhe si tillë duhej zgjeruar. Kjo ndërhyrje në kontratë ka rritur koston dhe faturën për buxhetin e shtetit, produkt i taksave të shqiptarëve.

Ndërkaq, Ogerta Manastiriu ka lejuar edhe shpërdorimim e 7 milionë euro në vitin 2018, përmes përdorimit të nivelit të lartë të sesteve të pajisjeve kirurgjikalevme vlerë 140 mijë lekë në vend të pajisjeve të seteve 3 mijë lekë për  heqjen e penjve, ndërrimin e fashove për plagët, ndonjë prerje modeste etj.

Ilir Beqaj ka ikur si ministër Shëndetësie në 12 mars 2017, kur numri i operacioneve ishte rreth 4 mijë nën ofrimin e shërbimit të pajisjeve kirurgjikale nga kompania koncensionare e sterilizimit.

Sot numri i operacioneve ka arritur mbi 400 mijë.

Në 16 mars 2017, Erion Manohasa, në atë kohë drejtor i Përgjithshmëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njofton QSUT-në përmes një shkrese që shërbimi i sterilizimit të nivelit të lartë dhe të kushtueshëm duhet të shtrihet përtej sallave të operacioneve, duke mbuluar çdo material ambulator të sterilizuar me avull apo me temperaturë të ulët, që përdoret për mjekim plagësh, ndërrim fasho, prerje të lehta etj.

Pra, shkresa konsiston në përdorimin e shërbimit të sterilizimit si për një operacion në sallë ashtu edhe për të hequr ca penjë apo ndërruar një plagë, duke rritur koston. Konkretisht setet e pajisjeve do të përdoreshin si në sallat e operacioneve, ashtu edhe jashtë tyre.

Kontrata sterilizimit parashikonte 5 lloje shërbimesh.

1. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të lartë, me vlerë rreth 400 mijë lekë për paketim.

2. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të mesëm me çmim 220 mijë lekë të vjetra për paketim.

3. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të ulët me vlerë 140 mijë lekë.

4. Paketimet me avull, për ndërhyrje minimale jashtë sallave të operacionit, me vlerë rreth 3 miljë lekë ose 3 USD.

5. Paketimet me temperaturë të ulët për ndërhyrje minimale jashtë sallave të operacionit, me vlerë rreth 10 mijë lekë ose 10 USD.

Urdhëri i Manohasë parashikon që nivelin 3 me kosto 140 mijë lekë të përdorej në vend të nivelit 4 për ndërhyrje minimale me kosto 3 mijë lekë të vjetra.

Në vend që të paguhej 3 USD për paketim, paguhej 140 USD për paketim sepse mjekëve u ndalohej të përdornin paketimet me avull dhe ato me temeperaturë të ulët nga urdhri i Manohasës.

Në 15 gusht 2018, pra 18 muaj më vonë, drejtori i ri i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduart Ahmeti hodhi poshtë shkresën e Manohasës të marsit 2017, që rriste koston e shërbimit.

Eduart Ahmeti urdhëron që setet e pajisjeve për të tre shkallët e kompleksiteteve (të lartë, të mesëm dhe të ulët) të përdoren vetëm në sallat e operacionit, për shkak të kostos. Nuk ka logjikë që një set me vlerë 140 mijë lekë të përdorej, për shembull, për të hequr penjtë apo mjekuar një plagë.

Kjo manovër e Manohasës ka sjellë një kosto shtesë prej 7 milionë eurosh.

Gjatë konsumimit të këtij abuzimi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë Ogerta Manastirliu, e cila ka futur 'kokën në rërë', minimalisht duke shpërdoruar detyrën.

Video