'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore u “zmadhua” në vila luksoze!

28 Gusht 2023, 10:46Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotomontazh nga VoxNews: Logoja eshtë kompania e cila po ndërton resortin me vila luksoze

“Pika e vockël” në Gjirin e Manastirit nga një bukuri natyrore tashmë është kthyer në ndërtim të vila luksozeve.

Një nga gjiret më të bukur të Ksamilit, prej dy vitesh qëndron i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen, për ndërtimin e një fshati turistik.

Ndërsa, nga viti 2025 kur pritet të mbarojnë edhe punimet, ai do të jetë nga toka i aksesueshëm vetëm për rezidentët.

Qeveria shqiptare ka dhënë një leje për ndërtimin e një resorti që do të marrë edhe plazhin, ndërkohë që gjatë një debati në Parlament me deputetin Agron Shehaj, ministrja Mirela Kumbaro e cilësoi si një “pikë të voçkël” në hartë.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme e marrë në rrjetet sociale:

Në këto momente, Plazhin e Manastirit, në periferinë perëndimore të Sarandës, mund ta shijosh vetëm duke kaluar në rrugë detare, pasi kantieri i ndërtimit e ka bllokuar tërësisht aksesin nga toka.

Siç shikohet nga foto e mëposhtme: 

'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore

'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore
Projekti i pjesshëm i “Manastiri Resort”, marrë në faqen zyrtare të projektit

'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore

Kujtojmë se në 2 Dhjetor 2021, komiteti KIS miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Manastiri Resort”, me subjekt aplikues “Albstar” shpk, në pronësi të biznesmenit Sadik Ismailaj.

'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore

“Albstar shpk” ka propozuar zhvillimin e një investimi i cili synon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje hotel dhe struktura akomoduese me rreth 33 njësi të ndara me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme etj.

'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore

Edhe pse deti është pronë publike, askush nuk do të mund të futet atje nëse nuk ka një vilë që po ndërtohet nga kompanitë Albstar shpk e Idajet dhe Sadik Ismailajt si edhe Andi shpk.

Zëri Amerikës shkruante asokohe se ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të këtij viti.

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës Aleko Miho, Ferdinand Bego, Mihallaq Qirjo dhe Spase Shumka pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale “.

“Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”, kishin pohuar organizatat dhe profesorët e njohur të shkencave të natyrës.

Ndërtimi i resorteve turistike favorizohet edhe nga një ligj për investimet startegjike, i miratuar në vitin 2015 nga parlamenti i Shqipërisë dhe i projektuar për të tërhequr investime të mëdha.

'Pika e vockël' në Gjirin e Manastirit: Nga bukuri natyrore
Harta e Parkut të Butrintit, me ngjyrë portokalli zona prej 800 hektarësh, ish pjesë e parkut në kategorinë “B”, tashmë e hequr në janar 2022 nga qeveria në kuadër të rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura.

Sipas një hulumtimi të Agjensisë BIRN, bizneset vendase që synojnë fitimet afatshkurtra kanë korrur shumicën e përfitimeve pasi nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në 2021, 26 ishin të orientuara drejt turizmit dhe vetëm dy të ardhur plotësisht nga jashtë.

Edhe pse deti është pronë publike, askush nuk do të mund të futet atje nëse nuk ka një vilë që po ndërtohet nga kompanitë Albstar shpk e Idajet dhe Sadik Ismailajt./VoxNews

Video