Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur

14 Tetor 2022, 19:05Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Misteret e kontinentit të humbur

Në vitin 1642 Abel Tasman filloi një mision.

Tasman ishte i bindur për ekzistencën e një kontinenti të madh në Hemisferën Jugore dhe ishte i vendosur për ta gjetur.

Në atë kohë, kjo pjesë e Tokës ishte akoma shumë e mistershme për evropianët, por ata kishin një besim të patundur që aty do të gjenin një masë të madhe toke.

Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur

Më 14 gusht, Tasman e nisi lundrimin nga Xhakarta në Indonezi me dy anije të vogla dhe u drejtua në perëndim, jug, dhe pastaj për në lindje duke përfunduar kështu në ishullin jugor të Zelandës së Re.

Takimi i tij i parë me vendasit të quajtur Maori nuk shkoi dhe aq mirë.

Gjatë një përplasje katër evropian vdiqën. Ky ishte fund i misionit të Tasman. Ai e quajti vendndodhjen Moordenaers (vrasësit) dhe u kthye në shtëpi disa javë më vonë, pa vendosur këmbë në atë tokë.

Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur

Ai nuk u kthye më aty, edhe pse kishte të drejtë për faktin që ajo tokë ishte një kontinent i humbur.

Në vitin 2017, një grup gjeologësh deklaruan se kishin zbuluar Zealandian.

Pavarësisht dyshimeve të hedhura gjeologët vërtetuan që ekziston një kontinent i tetë, i cili ka thyer rekorde pasi është kontinenti më i vogël, i hollë, dhe më i riu në botë.

94% i kontinentit është nën ujë.

Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur
Zelanda e Re

Pas katër viteve ky kontinent vazhdon të jetë një enigmë akoma për faktin që ndodhet dy kilometra nën ujë.

Provat e para të ekzistencës së Zealandias janë zbuluar nga skocezi James Hector në virin 1895.

Megjithatë, në vitin 1995 gjeologu amerikan Bruce Luyendyk e quajti kontinent dhe sugjeroi të quhej Zealandia.

Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur

Zelandia fillimisht ishte pjesë e Gondwana-së.

Sipas Tulloch Zealoandia filloj të shkëputej 105 milion vite më parë, por ata nuk mund ta shpjegonin dot këtë fenomen.

Një tjetër mister është fakti që kur Zealandia përfundoi nën ujë, kontinenti u konsiderua si tokë e thatë. Kjo ngriti dhe pyetjen se çfarë mund të ketë jetuar atje.

Janë hedhur disa teori edhe mbi ekzistencën e dinozaurëve.

Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur

Sutherland ka deklaruar se “nëqoftëse ka ujë deri në 10 metra, atëherë ka mundësi që ka pasur dhe tokë përreth”.

Një mister tjetër është gjithashtu forma e Zealandias në hartë.

Ajo paraqitet shumë e hollë.

Misteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjeturMisteret e kontinentit të humbur, u deshën 375 vite për ta gjetur
Sateliti tregon nje pjese te Zealandias

Tulloch shtoi se “ka interpretime të ndryshme mbi këtë çështje, por që vazhdon të mbetet një gjë e pa zbuluar“.

Edhe pas kërkimeve të Tasmanit, 400 vjet më parë, kontinenti i tetë ka akoma shumë për të zbuluar.

Video