Premtimi për martesë “marros” japonezen, paguan 30 mijë euro për të kthyer në Tokë austronatin rus

9 Tetor 2022, 23:20Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilustrim

Një premtim për martesë nga një austronaut rus, të cilin e njohu online, ka bindur një japoneze të paguajë një shumë të madhe parash për të kthyer partnerin e ëndrrave në Tokë.

Ngjarja ka ndodhur në prefekturën e Shigas, në perëndim të Tokios, sipas asaj që raporton policia. 65-vjeçarja tranferoi 4.4 milion yen, (rreth 30 mijë euro) në një llogari të një austronati të rremë, që pretendonte se gjendej në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Paratë, specifikohej në kërkesë do të përdoreshin për të financuar udhëtimin e Iss në Tokë me një anije kozmike, si dhe për të mbuluar kostot e uljes në planetin tokë.

Shuma e tranferuar midis gushtit dhe shtatorit papritmas dukej se nuk ishte më e mjaftueshme për projektin dhe se “austronati” filloi të kërkonte akoma më shumë para. Në atë moment gruaja dyshoi dhe shkoi në polici.

Video