Koloseu: Historia e emblemës së Romës dhe çfarë misteresh fsheh?

4 Tetor 2022, 19:46Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koloseu

Bukuria madhështore e Koloseut bie në kontrast të fortë me numrin e përballjeve vdekjeprurëse që kanë ndodhur aty. Përse quhet Koloseu? Si ka ndryshuar gjatë shekujve? Dhe mbi të gjitha, çfarë misteresh fsheh?

Keith Hopkins, BBC

Edhe sot, në një botë gradaçelash, Koloseu mbetet një ndërtesë jashtëzakonisht mbresëlënëse. Vazhdon të qëndrojë si një monument i lavdishëm i perandorisë romake, brenda radhëve me harqe e kolona, ku romakët vranë me gjakftohtësi mijëra njerëz që u panë si kriminelë, luftëtarë profesionistë dhe kafshë.

Në të vërtetë ishte reputacioni i amfiteatrit si një vend i shenjtë ku martirët kristianë takuan fatin e tyre që shpëtoi Koloseun nga shkatërrimet e mëtejshme nga papët dhe aristokratët romakë, që donin të përdornin gurët madhështorë për të ndërtuar pallate dhe kishat e tyre. Katedralja e Shën Pjetrit, e Shën Xhon Lateranit, Pallati i Venecias kanë shfrytëzuar Koloseun si gurore.

Si rezultat i plaçkitjeve, zjarreve dhe tërmeteve, 2/3 e origjinales janë shkatërruar, kështu që Koloseu i tanishëm është vetëm një hije e asaj të mëparshmes, një shkatërrim fisnik.

Koloseu filloi si pasojë e shpenzimeve të tepruara të Nero-s dhe rebelimit nga hebrenjtë në Palestinë kundër sundimit romak. Nero, pas zjarrit të madh në Romë në vitin 64 pas Krishtit, kishte ndërtuar një pallat të madh për veten e tij, Shtëpia e Artë, mu në qendër të qytetit. Në vitin 68, ai u përball me kryengritjet ushtarake dhe bëri vetëvrasje. Perandoria u përfshi në luftërat civile.

Vespasiani, perandor nga viti 69 deri në vitin 79, vendosi të ndërtonte një amfiteatër, apo një pallat për njerëzit. E përshtatshme për një qytet të madh, ai ishte amfiteatri më i madh në botën romake, në gjendje të mbante 50.000 spektatorë.

Në Perandorinë Romake u ndërtuan më shumë se 250 amfiteatro – kështu që nuk është çudi që amfiteatri është simbol i kulturës romake.

Planifikimet e ndërtimit

Koloseu u hap në vitin 80 pas Krishtit nga djali i Vespasianit, Titus. Koloseu u ndërtua në kohë rekord. Dhe duke pasur parasysh se vendi në të cilin qëndron sot Koloseu ishte liqen, ai duhej ndërtuar me kujdes.

Koloseu: Historia e emblemës së Romës dhe çfarë
Perandori Titus

Për shembull, kolonat janë ndërtuar 8 metra nën strukturë, për t’i bërë ballë rrjedhave ujore që rrjedhin nga luginat përreth. Kolonat në muret e jashtme janë 12-13m të thellë, ndërsa në arenën e brendshme, ata janë vetëm 4 metra të thellë. Shpenzimet janë kontrolluar me kujdes.

Dizajni dhe ndërtimi i një inxhinierie të vjetër tregon se i ka qëndruar testit të kohës. Amfiteatri i Koloseut qëndronte 4 metra mbi sipërfaqen e tokës.

Emri i arkitektit ka mbetur i panjohur.

Gjëja themelore që duhet theksuar këtu është se në këtë ndërtesë ka shkallë të mëdha dhe shumë detaje janë menduar para se ndërtesa të fillonte. Në të vërtetë ndërtesa u krijua në bazë të një sërë parimesh arkitektonike, ose një sërë konventash të zhvilluara në ndërtimin e amfiteatrove të tjera.

Detajet e projektimit

Arkitekti i panjohur me sa duket filloi me idenë e ndërtimit të një arene me përmasat 300 x 180 sipas njësisë së matjeve romake. Raporti ideal i periudhës është konsideruar të jetë 5: 3. Këto uniformitete në përmasa impresionuan si arkitektin ashtu dhe perandorin.

Koloseu: Historia e emblemës së Romës dhe çfarë

Pra, gjatësia e përgjithshme e Koloseu ishte planifikuar fillimisht, sipas një rindërtimi bindës, si 660 këmbë Romake (1 këmbë = 26.9 cm). A kishin rëndësi përmasat e perimetrit? Po, sepse perimetri duhej të ndahej në mesin e një numri të madh të harqeve në mënyrë të barabartë.

Harqe hyrëse në amfiteatrot e mëdha ishin 20 këmbë romake të gjera, me 3 këmbë romake shtesë për shtyllat në mes. Pra, Koloseu arrinte një perimetër prej 1835 këmbësh romake. Modele të ngjashme numerike mund të shihen në fasadën e famshme Koloseut.

Harmoni

Pra, ne jemi ballafaquar me një seri të sheshesh brenda harqeve. Këto nuk janë aksidente, por detaje të projektimit, të cilat pasqyrojnë preokupimin e arkitektit me parimet e numrit dhe përmasave, dhe t’i ofrojnë shikuesit një ritëm të qëndrueshëm dhe harmonik në fasadë.

Koloseu: Historia e emblemës së Romës dhe çfarë

Bukuria dhe rregullsia formale e jashtme e Koloseut është krijuar nga tre kate e harqe të mbivendosura kolona gjysmë-rrethore. Këto kolona janë të ndryshme në çdo kat. Në mes të shtyllave, ndodhen dritare të vogla drejtkëndëshe.

Pjesa e jashtme u dekorua në fillim me mburoja të shkëlqyeshme prej bronzi, dhe harqe ishin mbushur me statujat e pikturuara të perandorëve dhe të perëndive. Dy hyrjet e mëdha, një në çdo fund të boshtit të vogël, janë përdorur nga perandori, si dhe nga prezantuesit zyrtarë të spektakleve. Perandori gjithashtu kishte një hyrje tjetër private.

Përvoja e spektatorëve

Spektatorët i gjenin vendet e tyre përmes harqe duke numëruar nga 1-76. Të katërta hyrjet e mëdha nuk merren parasysh. Vendet më të mira ishin prapa podiumit, të ngritura për siguri dy metra mbi arenë; kafshët dhe gladiatorët mbaheshin nga një gardh brenda arenës, i cili bënte të mundur që përballjet të shiheshin nga të gjithë.

Koloseu: Historia e emblemës së Romës dhe çfarë

Brenda amfiteatrit, në katin e parë, dyshemeja ishte e bërë me mermer ose travert (guri nga i cili janë bërë muret e jashtme), ndërsa muret ishin të bëra me pllaka të lëmuar prej mermeri dhe tavanet me stuko të pikturuar.

Brenda auditoriumit, me përjashtim të rreshtave te para në podium, spektatorët qëndronin si sardele në kanaçe. Provat nga amfiteatrot e tjera tregojnë se çdo spektator kishte një vend me 40cm gjerësi.

Hyrjet dhe shkallët ishin të ndërtuara me ndihmën e mermerit dhe hekurave për të mbajtur klasat e ndryshme të klientelës të ndarë. Në të vërtetë, pjesa e lartë e Koloseut ishte e ndarë nga spektatorët e tjerë me 5 metra mur të lartë.

Dijetarët modernë shpesh thonë se hierarkia e vendeve të spektatorëve pasqyronte hierarkinë sociale të shoqërisë romake. Pesë seksionet më të ulëta të spektatorëve përbënin nga 2000 deri në 12 mijë spektatorë. Ndërsa pjesa e pasur përbëhej nga 50 mijë vetë, kryesisht meshkuj.

Ata që qëndronin në rreshtat e lartë kishin hije, ndërsa dhe ishin fare pranë qendrës së arenës.

Arena

Arena vetë ishte e mbuluar ndoshta nga 15 cm rërë, nganjëherë merr ngjyrë të kuqe për shkak të gjakut. Dhe, siç është e qartë në filmin e Ridley Scott “Gladiator” (2000), arena kishte dyer kurthi të projektuara për të lejuar kafshët të futeshin në përleshje. Arena gjithashtu zbukurohej ndonjëherë me përpunime peizazhesh artistike në mënyrë që ritualet e vrasjeve të dukeshin si tregime teatrale.

Koloseu: Historia e emblemës së Romës dhe çfarë

Shkatërrimi i pjesshëm i Koloseu-t na lejon të shohim në thellësi të amfiteatrit, në një mënyrë që antikët nuk mundnin. Por kur Koloseu u hap në vitin 80 pas Krishtit, Tito organizoi një luftë detare atje (në rreth një metër e uji të shtuar në arenë), dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se amfiteatri nuk kishte bodrum në atë kohë.

Por vëllai rivalizues i Titos, Domiciani (perandor nga viti 81 në vitin 96), u tregua i shpejtë që të që të ndërtonte një bodrum – me mure dhe pasazhe të ngushta. Në këtë hapësirë të mbyllur, futeshin kafshët dhe rojet e tyre, luftëtarët e skllevërit të cilët rraskapiteshin në errësirë pothuajse totale për t’i sjellë kënaqësi Romakëve.

Përmbledhje

Koloseu ishte me të vërtetë një bashkim i tullave kubike dhe çimentos. Strukturalisht, ndërtesa punonte me një bilanc të fuqishëm të presioneve.

Ndërtimi është shumë i ndryshëm nga shumica e ndërtesave publike greke dhe romake. Ata ndoqën modelin klasik të tempujve grekë, me rreshtat e tyre drejtkëndëshe të kolonave.

Për shpikjen e harqeve e bërë nga tulla llaçi, arkitektët romake përfshinë lloje të shumtë varietetesh. Prandaj Koloseu ishte i përpunuar me harqe, pasazhe dhe shkallë,te cilat lejonin mijërave spektatorëve të vinin dhe të shikonin lojërat vrasëse në amfiteatër. Edhe sot Koloseu mbetet një monument i mrekullueshëm për t’u vizituar nga turistët.

 

Video