FOTO / Zbulohet një tjetër dedikim për Justinianin I në Ulpianë

2 Gusht 2025, 19:39Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gërmime arkeologjike në Ulpianë

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe gruas së tij, Teodora.

Ky zbulim pason identifikimin e mbishkrimit të parë, i cili përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet dardan. Mbishkrimi i ri tregon për ndërtimin e një bazilike episkopale dhe, sipas ministrit, përbën një nga dedikimet e rralla të Justinianit që lidhen me vendin e tij të origjinës.

“Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar më seriozisht se kaq,” shkruan Çeku, duke vënë në dukje se punimet në Ulpianë dhe Dresnik po kryhen në toka publike të shpronësuara vitin e kaluar.



Video