Qytetarët kanë organizuar një tjetër protestë ditën e sotme nën moton “Drejtësi për Jonadën”, 7 vjeçaren e cila u vra nga skafi që drejtohej nga oficeri i policisë, Arjan Tase.
Ditën e sotme në orën 19:30 është paralajmëruar të nisë protesta e thirrur nga protestuesit të cilët u mblodhën para ministrisë së brendshme dhe kryeministrisë ku edhe vendosën ultimatum prej 72 orësh për shkarkimin e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Duket se tashmë afati prej 72 orësh ka përfunduar dhe ende asnjë lloj lëvizje nuk është ndërmarrë. Sot protestuesit do të mblidhen për të kërkuar dorëheqjen e ministrave si përgjegjës kryesor për ngjarjet e rënda të ndodhura këtë sezon turistik.
Kreu i PD, Sali Berisha dhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë bërë me dije se do të jenë në mbështetje të protestuesve ashtu si të enjten e 4 gushtit në marshimin që u mbajt për të miturën që humbi jetën në Potam të Himarës.
Mjafton të shohësh Instagramin e ministres të Turizmit, Mirela Kumbaro e cila çdo ditë promovon më së shumti turizmin në Jug. Por ministrja Kumbaro harron se nuk është ministrja e Jugut por edhe e Veriut e gjithë bregdetit dhe turizmit.
Duket se Kumbaro këtë nuk e ka parasysh fare edhe në reagimin e saj për tragjedinë e Himarës ministrja shmangu çdo përgjegjësi nga vetja e saj.
Por pse është Ministrja Kumbaro duhet të jape dorëheqje:
Ministrja Kumbaro në daljet e saj qortonte qytetarët, që linin plehrat poshtë pallatit dhe nuk kërkonte që të merreshin masa për skafet që kalonin mbi kokat e pushueve.
Përse kjo ministri apo agjensitë nën mbikqyreje nuk i ka informuar autoritetet ligjore që të marrin masa ndaj këtyre fenomeneve edhe pse aksidentet kanë qenë të shumta.
Siguria në plazhe dhe jo vetëm është prioritet i të gjitha institucioneve të vendit tonë dhe për këtë të gjitha institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre, por në rastin që çoi në tragjedinë e Himarës ku një 7-vjeçare humbi jetën, duket se kjo punë nuk është bërë.
Këtë ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar ministrisë së turizmit, bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që nuk kanë bërë siç duhet detyrën.
Ne po i drejtohemi me disa pyetje ministrisë së turizmit që drejtohet nga ‘ministrja e jugut’, Mirela Kumbaro.
A ka bërë ministria e Turizmit, autorizimet e dhëna, sanksionet marrë ndaj shkelësve dhe stafin në dispozicion për të realizuar kontrollet përgjatë gjithë bregut shqiptar siç e detyron ligji?
Sa mijëra raste të tjera abuzime të pazbuluar janë sot, nëse agjencitë e ministrisë së Turizmit ka bëre vetëm 178 inspektime?
A po favorizohen subjekte të veçanta duke mos u ndëshkuar me gjoba për shkak të mbështetjeve që kanë nga politikanë të caktuar?
Prandaj protestuesit duhet të mbledhen në sheshin Skënderbej, të bëhen me mijëra dhe të nisen drejt ministrisë së Turizmit. Atje të ndalen të ngrejnë pankartat lart dhe njëzëri të bërtasin ‘Kumbaro IK’, këto thirrje duhet të respektohen nga ministrja dhe të jap dorëheqje pasi nuk e bëri punën e saj. A do ta japë ajo kjo mbetet të shikohet dhe varet nga protestuesit.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.