Kumbaro dhe Çuçi ende në detyrë, qytetarët sot sërish protestë për Jonadën

8 August 2022, 08:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kumbaro dhe Çuçi ende në detyrë, qytetarët sot
Mirela Kumbaro dhe Blendi Çuçi

Sot skadon afati që qytetarët i dhanë më 4 gusht kryeministrit Rama për të shkarkuar Mirela Kumbaron dhe Bledi Çuçin lidhur me tragjedinë e Himarës ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada.

Më 4 gusht, vetëm 2 ditë pas tragjedisë së ndodhur në Potam, qytetarët zhvilluan një protestë paqësore para ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën” Dhe “Nuk e vrau varka, e vrau shteti.”

Një nga kërkesat e tyre ishte shkarkimi i 2 ministrave dhe drejtorit të policisë, ndryshe protesta do të vijojë sërish ditën e sotme në orën 19:30 përballë ministrisë së Brendshme.

 


Video