Provimi i tretë i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testojnë dijet në lëndën e matematikës!

18 June 2024, 08:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Provimi i tretë i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen të martën provimit të lëndës së matematikës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta ndërsa zhvillohet në salla të mëdha.

Ambientet do të jenë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues mësuesit.

Provimi i fundi i maturës do të mbahet me datë 24 qershor, ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.

Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe vlerësimi për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi.


Video