Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë.
Mësohet se një 40-vjeçar, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke shtruar një linjë interneti.
Si pasojë, punëtori ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.