Vdes turisti italian në Lezhë, ndërroi jetë sapo hyri në det

17 June 2024, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes turisti italian në Lezhë, ndërroi jetë sapo hyri
Foto ilustruese

Një turist italian ka ndërruar jetë ditën e sotme në Lezhë, dyshohet pas një arresti kardiak.

Shtetasi italian me inicialet P.G., i moshës 66-vjeç nga Milano, ka ndërruar jetë sapo  ka hyrë në det, bën me dije policia e Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, megjithatë, një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video