Zjarr i madh në Sheq të Fierit, rrezikohen banesa dhe biznese

17 June 2024, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në Sheq të Fierit, rrezikohen banesa dhe biznese
Zjarri në Sheq të Madh

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në Sheq të Madh, në Fier, duke rrezikuar banesa dhe biznese.

Mësohet se zjarri ka rënë në një fushë që shërbente si vendgrumbullim i mbetjeve urbane, por që prej disa vitesh ishte braktisur dhe nuk funksiononte.

Zona është e pyllëzuar çka e bën të vështirë shuarjen e flakëve, që po përhapen në drejtim të zonave të banuara.

Zjarrfikësit janë duke punuar për mbajtjen nën kontroll të zjarrit.


Video