Presidenti Begaj rikthen metodat e Sigurimit të Shtetit

25 August 2022, 21:50Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti Begaj rikthen metodat e Sigurimit të Shtetit

Shënim: Të enjten, në media u përhap lajmi për largimin nga detyra të Edvin Shvarc, fakt te cilin Vox News e kishte paralajmëruar ditë më parë në një shkrim.

Nuk ndodhi asgjë më shumë se ç'pritej! Burimet tona njoftuan redaksinë se spastrimet pritet të vazhdojnë me largimet e radhës të drejtorëve dhe shefave të sektorëve të Presidencës.

Metodat që po përdoren për të larguar nëpunësit civile, por dhe profesionistët në poste të caktuara janë të ngjashme me metodat e Sigurimit të Shtetit, që nga përndjekja, vëzhgimi, trillimet, por edhe deri tek detyrimi për të spiunuar njëri-tjetrin.

A është në dijeni Presidenti i Republikës, Bajram Begaj për përdhosjen e ligjit të nëpunësit Civil, apo këta mekanizma të ulta praktikohen nga cubat që ka emëruar për të menaxhuar Institucionin më të lartë të shtetit.

Vox News do ta luftojë këtë fenomen të shëmtuar derisa idiotët e dobishëm të kuptojnë që Institucioni i Presidentit të Republikës është i Shtetit dhe jo pronë private e z.Begaj, apo cubave rreth tij. Nuk është as institucion favoresh e nderesh. Nëpunësit civilë të Presidencës janë një aset me vlera të cileë vet Departamenti i Administratës Publike i ka vlerësuar, konfirmuar në detyrë duke u dhënë statusin e nëpunësit civil.

Vox News i bën thirrje Presidentit Begaj të ndalë menjëherë sulmet dhe shantazhet ndaj administratës, si dhe njëkohësisht thirrja i drejtohet dhe DAP, Komisionertit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të marin masat e menjëhershme për mbrojtjen e punonjësve të Presidencës, anulimet e urdhërave qesharakë për lirime nga detyra, si rasti i z.Shvarc, si dhe fillimin e procedurave disiplinore për gjithë drejtuesit, të cilët marrin përrsipër të përdhosin ligjin e nëpunësit civil si cubat e Cute Kadrisë.


Video