Paratë e shqiptarëve në rrezik ekspozimi, Raiffeisen Bank në shitje

31 Gusht 2022, 13:09Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

350 milionë euro, për shitjen e degës së Raiffeisen Bank në Shqipëri të gjigantit austriak bankar, tre grupe në garë për blerjen e bankës dhe kandidati kryesor ndër to, është OTP Bank.

Albanian Post shkruan se akordi vetë mund të jetë i përfunduar, por duhet ende një vendim i dalë nga mbledhja e bordit të Raiffeisen qendër, e cila ende pritet të mbahet.

Sipas medias, negociatat janë kryer në mënyrë direkte me grupin austriak, e cila ndodhet në Vjenë dhe marrëveshja është finalizuar konkrektisht fundjavën e shkuar dhe është pranë mbylljes shkresore.

E vetmja gjë që pritet është konfirmimi zyrtar i këtij transaksioni, që në terma konkretë është një ndër më të mëdhenjtë të kryer ndonjëherë në Shqipëri. Kujtojmë se në Shqipëri, veprimi i shoqërisë Raiffeisen filloi në vitin 2004, pas blerjes së ish-Bankës së Kursimeve dhe kthimit të saj në një bankë me kapital të huaj.

Po kush është “OTP Bank”?

Sipas të dhënave të bëra publike kjo bankë është themeluar që prej vitit 1949, e cila përfshin një pjesë të madhe të industrisë së bankave në Hungari, ndërkohë sëfundmi ka filluar të shtrijë degët e saj në Europë. Çka evidentohet se më së shumti është se operon në vendet e Europës Lindore, së fundmi edhe në Shqipëri.

Tani po blen dhe dy brendet më kryesore në Shqipëri, ato të lartpërmendura, të cilët po largohen në një periudhë shumë të shkurtër nga vendi ynë. Por jo vetëm kaq.

Në këto kushte “OTP Bank” me blerjen e “Raiffesien” do të përfitojë dy brende të rëndësishme njëherësh. Kur vetëm nga “Societe Generale” ka fituar shumë terren, e cila po e përfshin shumë atë në tregun e bankave në Shqipëri.

OTP Bank” ka shprehur dhe më parë interes për Shqipërinë, kur konkurroi që të blinte Bankën e Kursimeve në fund të vitit 2003, që pas një gare të ashpër u mor në momentin e fundit nga austriakët e “Raiffeisen”.

Largimi i “Raiffeisen” i paralajmëruar

Gazeta Sot shkruante disa kohë më parë se largimi i këtij brendi kryesorë si Raiffeisen nga Shqipëri dhe blerja e tij nga “OTP Bank”, duket se është paralajmëruar që prej një viti më parë. Vetë Dr. Sandor Csanyi, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i OTP Bank ka thënë në një deklaratë publike se pas marrjes së plotë të aksioneve të “Societe Generale Albania”, OTP ka kërkuar të blejë “Raiffiesen”, por kjo gjë nuk është bërë e mundur pasi kjo e fundit ka kërkuar një shumë të vështirë për t’u përballuar nga banka hungareze.

Kështu në atë kohë, ndikuar edhe nga kriza e financiare, OTP u mjaftua vetëm më “Societe Generale Albania Bank”. “OTB Bank është aksionari i vetëm 100 % i Bankës “Societe Generale Albania”.

"Kemi tentuar edhe më parë të hyjmë në tregun shqiptar, për të blerë “Raiffeisen Bank”. Por oferta e kërkuar nga Raiffeisen ishte shumë e lartë. Plus kësaj edhe kriza financiare e vitit 2008 na bëri që të stepemi për t’u futur në tregun shqiptar. Por pas dhjetëra vitesh, tashme tregu shqiptar ka një dinamikë të fortë zhvillimi dhe i përshtatet kushteve për investime kapitale”, deklaroi ai.

Gjithsesi këmbëngulja e OTP për të marrë bankën austriake nuk mbaroi, duke qenë se fill pas një viti të asaj deklarate të dy brendet ndërkombëtare kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Duket se palët po bien dakord për një ofertë të pranueshme edhe për OTP, duke bërë që së shpejti “Raiffiesen” të largohet nga Shqipëria dhe aksionet e saj t’i kalojnë bankës hungareze. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video