‘Politikanët e korruptuar s’kanë bërë asgjë për sigurinë tuaj’, hakerat publikojnë numrat e telefonit dhe ID të mijëra shqiptarëve

29 August 2022, 18:23Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Politikanët e korruptuar s’kanë bërë asgjë

Grupimi i hakerave, “Homeland Justice”, pas të cilit dyshohet se qëndron regjimi i Iranit ka publikuar në rrjet numrat e telefonit, emrat, mbiemrat dhe numrat e kartave të identifikimit për mijëra shqiptarë.

Publikimi i këtyre të dhënave është shoqëruar prej grupimit me shënimin: “Loja sapo ka filluar! Qytetarët duhet të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”.

Bëhet fjalë për materiale që shkojnë rreth 2GB. Më herët, hakerat kanë publikuar edhe mesazhet që pretendohet se janë në e-mailet personale të Kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe të zyrtarëve të tjerë të institucioneve.

Të dhënat besohet se janë siguruar gjatë sulmit kibernetik të fundit të korrikut, ku shërbimet qeveritare dolën jashtë funksionit për thuajse tre javë.

Sulmi po hetohet nga autoritetet shqiptare dhe në këtë hetim janë bashkuar edhe specialistë të FBI-së amerikane.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video