Kandidati për dekan në fakultetin e Ekonomisë, i akuzuar për plagjiaturë

6 Qershor 2024, 18:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Benard Dosti

Këtë muaj do të mbahen zgjedhjet në Universitete dhe si çdo herë tjetër ka skandale nga më të ndryshmet. Një nga to është edhe kandidatura për dekan në fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Nga Fakulteti i Ekonomisë largohet dekani Dhori Kule i cili ka një karrierë të gjatë drejtuese, por ndryshimet ligjore të arsimit të lartë nuk e lejojnë rikandidimin. Megjithatë edhe me largimin e tij, gara është vetëm mes një personi.

E kemi fjalën për Benard Dostin, i cili pritet që të bëhet dekan pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Mirëpo, ky i fundit është akuzuar disa herë për plagjiaturë, akuza që janë bërë publike edhe në media.

Në momentin, kur kandidatët deklarohen që do të kandidojnë për këtë pozicion duhet të firmosin një dokument që nuk kanë plagjiaturë, por në këtë rast, duket se filtrat nuk kanë funksionuar dhe Dostit i është pranuar kandidatura.

Në vitin 2019, studiuesi Taulant Muka akuzoi Dostin se ka kopjuar një artikull shkencor. Bëhet fjalë për artikullin shkencor me titull “Financial Crisis Effect on Public Debt in Western Balkans Countries”.

Në artikullin në fjalë janë kopjuar 10 paragrafë nga një tjetër artikull shkencor me titull “The Effects of Economic Crisis in the Western Balkan Countries”. /Joq

Video