
Sikur të mos mjaftonte çmimi i një litri naftë, që po e shet me 245 lek, kompania Gega Oil edhe po mashtron klientët, të cilëve nuk u njeh më ato që quhen si “karta e besnikërisë”.
Në çdo pikë të Gegës, qytetarët që janë paraqitur për furnizim me këto karta për të përfituar ulje modeste të çmimit janë refuzuar me arsyen se kompania nuk i njeh më përfitimet që u ofronte klientëve mbajtës të këtyre kartave.
Karta të ngjashme besnikërie aplikojnë edhe kompanitë e tjera, ku qytetarët mbajtës të tyre përfitojnë ulje sadopak të vogla, që u lënë pak më shumë lekë në xhepa.
Por, vetëm te Gega Oil ka ndodhur këto ditë fenomeni i mosnjohjes së një dokumenti që vetë kompania ua ka ofruar klientëve të saj, duke ngritur dyshimin e një mashtrimit tipik matrapazësh.

