“Do ketë të reja”/ Çfarë informacionesh i ka 'shitur' SPAK Jorida Tabakut për hetimet e inceneratorëve?!

7 November 2022, 11:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do ketë të reja”/ Çfarë informacionesh i ka
Në foto: Deputetja, Jorida Tabaku dhe SPAK

‘Do ketë të reja’, tha deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku disa ditë më parë kur u thirr në SPAK, në cilësinë e kallëzueses për Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Në daljen e saj për mediat deputetja Tabaku, theksoi se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorët e SPAK në lidhje me ecurinë e hetimeve ndërsa shtoi se shumë shpejt do të ketë fakte të reja.

“Informova për gjetjen e Komisionit Hetimor dhe sqarime për faktet që kemi paraqitur që lidheshin me dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK duke kërkuar informacion në lidhje me fazën e hetimeve. Shumë shpejt do kemi të reja”, deklaroi Tabaku disa ditë më parë.

Ajo që deputetja Tabaku, refuzoi të thoshte ishte se kush janë të ‘rejat’ që SPAK, i ka raportuar deputetes së Partisë Demokratike. Vox News kontaktoi me deputeten Tabaku, për ta pyetur për të ‘rejat’ që ka për ecurinë e hetimeve për inceneratorët, por deputetja nuk ktheu asnjë përgjigje.

SPAK ka reaguar për VoxNews duke pohuar se, deputetja Tabaku është pyetur nga prokurorët për faktet që ka bërë në kallëzim. Në reagimin e tij SPAK nuk thotë asgjë për fakte të reja apo që ta ketë informuar deputeten Tabaku se sip o ecin hetimet.

Mbetet për tu parë nëse në vijim do ketë informacione të reja dhe nëse SPAK i ka “shitur” këto informacione tek deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Nëse ndodh, atëherë në rastin më të mirë ky do të ishte një dekonspirim i hetimeve të SPAK dhe në rastin më të keq është që ky organ i drejtësisë po vihet në shërbim të interesave të caktuara politike.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video