Arlinda Pogaj futet në “biznesin” e oksigjenit mjekësor, a do të vijojë rotacionin e fituesve të tenderëve të paracaktuar?

5 Nëntor 2025, 18:57Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arlinda Pogaj

Arlinda Pogaj është një nga drejtoreshat që prokuron më shumë para’, ku deri më tani “biznesi” i saj ishte përqendruar në ndërtime, pastrime apo edhe ushqime. Tashmë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, ku Pogaj është drejtoreshë, i futet edhe “biznesit” të medikamenteve mjekësore.

Në fakt, këto tendera kanë qenë gjithmonë tepër të dyshimta, duke kaluar dorë më dorë. Fillimisht tenderat bëheshin nga Spitalet Universitarë, ato Rajonalë apo Lokalë. Më vonë, kryesisht gjatë kohës që Ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte Ilir Beqja, tenderat i bënte ministria. E njëjta gjë vijoi edhe me Manastirliun, teksa tashmë tenderat i bën Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Në krye të OBP-së tashmë është Arlinda, e cila së fundmi i është futur edhe biznesit të oksigjenit mjekësor. Tenderat e së cilës kanë qenë gjithmonë të dyshimtë, madje edhe të paracaktuar. Një dosje është në Prokurorinë e Posaçme, ku disa zyrtarë dhe pronarë të firmave janë nën hetim, duke iu sekuestruar dokumentacioni dhe celularët.

Arlinda Pogaj futet në “biznesin” e oksigjenit mjekësor, a

Arlinda Pogaj futet në “biznesin” e oksigjenit mjekësor, a
Faksimile: Njoftimi i tenderëve të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për oksigjenin 

 

Ka pasur dyshime tepër të mëdha se të gjitha tenderat e oksigjenit spitalor, gjatë kohës së COVID-it, apo edhe të periudhës së fundmi, janë fituar nga vetëm dy firma, GTS dhe MESSER. Prokuroria po heton mundësinë që pronarët e këtyre firmave të kenë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin, pasi rezulton se në një procedurë merr pjesë vetëm GTS dhe në një tjetër merr pjesë vetëm MESSER.

Skema është e pastër, duke qenë se në këtë mënyrë nuk humb asnjë qindarkë e akorduar nga buxheti i shtetit. Tashmë, këtë procedurë ia kanë besuar Arlindës, e cila ka një provë të vërtetë zjarri. A do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë apo do të dalë nga “radhët”?

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur ditët e fundit disa tendera, me objekt “blerje oksigjen mjekësor” e ndarë në 7 lote. Vlera totale e akorduar është 121 milionë lekë, mbi 1.2 milionë euro.

Sipas dokumenteve, kërkohet oksigjen spitalor për Spitalin e Beratit, me vlerë 160 mijë euro, për Spitalin Rajonal Gjirokastër me vlerë 110 mijë euro apo edhe për oksigjenin e Qendrës Spitalore Rajonale Fier. Kjo qendër kërkon 155 mijë euro oksigjen.

Arlinda Pogaj futet në “biznesin” e oksigjenit mjekësor, a

Arlinda Pogaj futet në “biznesin” e oksigjenit mjekësor, a
Faksimile: Njoftimi i tenderëve të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për oksigjenin 

Lista e tenderëve vijon me blerjen e oksigjenit spitalor për Spitalin Rajonal në Lezhë me vlerë 133 mijë euro. Spitali Rajonal i Durrësit kërkon 336 mijë euro oksigjen, teksa 300 mijë euro të tjerë kërkohen nga Spitali Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Nëse Arlinda nuk do të bjerë në të njëjtin nivel si paraardhësit e saj, apo të jetë edhe ajo pjesë e një dosje hetimore, duhet të kryejë një verifikim. Të bëjë gjënë më të thjeshtë. Në vend që të merret me kryqe për raportimet e mediave, duke përfshirë edhe VoxNews, të shkojë personalisht apo të dërgoj vartës në spitalet e lartpërmendura. Për të parë se çfarë depozitash, bombolash, janë vendosur.

Në këtë mënyrë do të faktojë se kush do t’i fitojë këto tendera, pasi në një spital që ka depozitë GTS, tenderin e merr e njëjta firmë. Nëse spitali ka depozitë MESSER, fitues është kjo e fundit. Arlinda tashmë duhet të veprojë, ose të bëhet palë apo pjesë e skemës së tenderave të paracaktuar, ose të hapë krahun dhe të denoncojë këto veprime.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video