Europa League/ Talenti shqiptar grumbullohet nga Spalletti te Juventusi

26 Nëntor 2026, 17:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Europa League/ Talenti shqiptar grumbullohet nga Spalletti te Juventusi

Hap i rëndësishëm në karrierë për Arman Durmishin. Sulmuesi i talentuar shqiptar, është grumbulluar nga trajneri Luciano Spalletti te Juventusi, për ndeshjen e raundit të pestë në Europa League.

Bardhezinjtë do të përballen me qipriotët e Omonia-s në shtëpi dhe vijnë pas tre fitoreve dhe një barazimi në katër raundet e para.

Në listën me 23 futbollistë nga Spalletti, bie në sy edhe emri i Durmishit. 18-vjeçari është pjesë e të rinjve te Juventusi, por së fundmi është ftuar në ekipin e parë.

Kjo është hera e parë që shqiptari ftohet në një ndeshje europiane, pasi më parë ishte pjesë e ekipit të parë në Serinë A, më 28 tetor ndaj Genoas.

Sulmuesi i Shqipërisë U-19 ka spikatur te ekipi i Juventusit U-23, që militon në Serinë C në Itali. Ky grumbullim në Europa League, mund t’i hapë rrugë ftesave të tjera për të ardhmen për talentin shqiptar.

Durmishi shihet si lojtar me perspektivë për sulmin e Shqipërisë, por edhe për atë të Juventusit.

 


Vox Pop

Video