The match with Serbia / Bad news for the reds and blacks, the starting defender is injured

2025-10-05 20:46:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shqipëria do të ketë një ndeshje të rëndësishme ndaj Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Megjithatë, kuqezinjtë do të jenë pa Ardian Ismajlin në këtë duel.

Mbrojtësi i Torino-s në Serie A, pavarësisht se ishte ftuar nga Sylvinho, ishte i dëmtuar dhe ekzaminimet e fundit kanë konfirmuar mosgatishmërin e tij për ndeshjen.

Mungesa e Ismajlit nuk është lajmi i papritur për kuqezinjtë, pasi dëmtimi i tij dihej, por shpresohej se mund të ishte i gatshëm, siç konfirmoi Sylvinho në konferencën për shtyp të premten.

Aktualisht lista e Shqipërisë në mbrojtje përbëhet nga: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mrio Mitaj, Naser Aliji, Enea Mihaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti.


Video