The adoption of the resolution sponsored by the Socialist Party in the Parliament of Albania, which opposes a report of the Council of Europe with allegations of human organ trafficking during the war in Kosovo, is commented as a good initiative and as an activation of the foreign policy of the Albanian state.
The resolution was approved late Thursday unanimously, with 125 votes of deputies.
The 2010 report, drafted by the then Swiss senator, Dick Marty, and approved by the Parliamentary Assembly of the Council of Europe, claims that the leaders of the Kosovo Liberation Army were involved in organ trafficking during the 1998- 99.
These claims were investigated by US Attorney Clint Williamson, who in July 2014 announced that his team's findings did not include evidence of organ trafficking, but of other war crimes.
This, in 2015, led to the formation of the Kosovo Specialized Chambers to investigate alleged crimes by KLA members against ethnic minorities and political rivals, allegedly committed between January 1998 and December 2015. of the year 2000.
In the Specialized Chambers in The Hague, otherwise known as the Special Court, the process has already started against several former leaders of the KLA, including: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin and Jakup Krasniq.
They have been in custody in The Hague since November 2020.
War crimes and crimes against humanity are mentioned in the indictment against them, but "trafficking in human organs" does not appear.
Rama: Albania's voice will be heard all the way to Strasbourg
"Albania's voice on this issue will be heard all the way to Strasbourg [where the European Court of Human Rights is located]", said the prime minister of Albania, Edi Rama, at the same time leader of the Socialist Party, in Thursday's session in the Assembly of Albania.
“Dick Marty nuk është më anëtar i Asamblesë [Parlamentare të Këshillit të Evropës]. Ne nuk e kemi fare me Dick Martyn. Ne tash e kemi me reputacionin dhe dinjitetin e një Asambleje në Këshillin e Evropës, e cila është çuar dhe e ka votuar atë. Në rregull, e kanë votuar se kanë menduar se duhet të hetohet. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi për viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figurat kryesore të UÇK-së, sepse i tillë ka qenë edhe qëllimi... ka bërë viktimë botërore Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - një nga momentet më të rëndësishme të krenarisë kombëtare të shqiptarëve”, tha Rama.
Rezoluta e sponsorizuar nga partia e Ramës thotë se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.
Milo: Më mirë vonë se kurrë
Kundërshtimi i raportit të Dick Martyt në Shqipëri, në formë rezolute, po bëhet 11 vjet pas miratimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, thotë për Radion Evropa e Lirë se, përderisa nuk është vërtetuar asgjë prej akuzave për “trafikim me organe njerëzore”, rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është e drejtë, ndonëse ka mundur të bëhet edhe më herët.
“Po, mund të ishte bërë më shpejt dhe duhej të bëhej më shpejt. Por, populli ynë thotë: ‘Më mirë vonë se kurrë’. Tani është, me të vërtetë, një moment shumë interesant. Shqipëria bëri shumë mirë që e ndërmori iniciativën. Kjo do të thotë politikë aktive e jashtme, politikë aktive në interes kombëtar dhe politikë aktive për t’u ndrequr një padrejtësi”, thotë Milo.
Hasani: Kemi pritur me ankth
Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, thotë se rezolutën e Shqipërisë nuk e sheh si nismë të vonuar.
Ai thotë se mandati fillestar i Gjykatës Speciale ka qenë hetimi i pretendimeve të ngritura nga Dick Marty për “trafikimin e organeve njerëzore”, pavarësisht asaj që ka deklaruar në vitin 2014 prokurori Williamson se “nuk ka pasur dëshmi për trafikim organesh”.
Rrjedhimisht, sipas tij, mandati aktual i kësaj gjykate nuk është në harmoni me hetimin e këtyre pretendimeve.
“Të gjithë kanë pritur se trafikimi i organeve do të jetë në aktakuzë, për shkak se i tillë ka qenë raporti i Dick Martyt. Prandaj, të gjithë kemi qenë në ankth dhe është dashur të presim një kohë, sepse aktakuzat nuk mund t’i ndalosh. Fundja, aktakuza ose përmbajtja e aktakuzave është dashur të përcaktohet prej raportit të Dick Martyt dhe jo prej asaj që thotë Williamson”, thotë Hasani.
Në tekstin e rezolutës së sponsorizuar nga Partia Socialiste, po ashtu, i bëhet thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishikojë Rezolutën 1782, me të cilën ka miratuar raportin e Martyt, si dhe “të rivlerësojë pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur” gjatë dekadës së fundit.
Këshilli i Evropës mund të hartojë raport të ri për pretendimet e Martyt
Nga Këshilli i Evropës thanë për Radion Evropa e Lirë se Asambleja e këtij institucioni mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.
“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, thanë nga Këshilli i Evropës në pyetjen nëse ky institucion do të marrë parasysh rezolutën e Shqipërisë.
Rregulli i 25-të parasheh që një mocion për rekomandim apo rezolutë – me jo më shumë se 300 fjalë – duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga komisioni.
Ngritja e çështjes në Këshill të Evropës “varet nga vendet që do ta mbështesin”
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media në Bruksel më 19 korrik, ka paralajmëruar se në shtator do t’i drejtohet personalisht Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Milo, vlerëson që inicimi i një diskutimi për rishikimin e Rezolutës 1782 nuk do të jetë i lehtë.
“Do të varet shumë nga raporti i vendeve që do ta mbështesin. Do të varet shumë nga lobimi që do të bëjë jo vetëm Shqipëria, por edhe partnerët e Shqipërisë. E para, nëse ata do të binden që këtu kemi të bëjmë me një çështje që kërkon drejtësi dhe, e dyta, të mos ndikojë në punën dhe në procesin e Gjykatës [Speciale] në Hagë”, thotë Milo.
Ai shton se pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vjeshtën e këtij viti, por, sipas tij, ngritja e kësaj çështjeje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës “do të ishte akt politik dhe solidaritet i fuqishëm i Shqipërisë në adresë të shqiptarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së”.
Profesori Hasani thotë se rezolutat, rekomandimet dhe opinionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk kanë forcë juridike.
Por, sipas tij, ato mund të kenë efekt politik, për shkak se një prej autorizimeve të kësaj asambleje është hetimi i gjendjes së të drejtave të njeriut.
Sipas Hasanit, në rast se gjenden mjaft aleatë për të përkrahur Shqipërinë, atëherë mund të formohet një komision në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut të atyre që janë në paraburgim në Hagë.
“Vetë Asambleja Parlamentare mund të kërkojë nga Komisioni i Venecias, për shembull, që të japë një mendim për sa u përket amendamenteve kushtetuese, me të cilat është themeluar Gjykata [Speciale] ose sa i përket Ligjit për Gjykatën Speciale, për pjesën që ka të bëjë me provat. Ndikimi mund të jetë kolosal në qoftë se ka vullnet politik atje [në Asamblenë Parlamentare] dhe kjo nuk ka të bëjë fare me atë se dikush është duke e kontestuar ose duke ndërhyrë në punën e Gjykatës”, thotë Hasani.
Nëse nisma e Shqipërisë do të kalonte në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Hasani thotë se kjo do të kishte ndikim jo në punën dhe vendimet e Gjykatës Speciale, por në përshpejtimin e procedurave që, sipas tij, po zvarriten, si dhe në bërjen më transparente dhe profesionale të punës së vetë Gjykatës.
According to Hasan, in the Special Court, the aspect of "judgment in a reasonable time" has been violated, as far as the trial in the first instance is concerned.
Even almost two years after the arrest of the former leaders of the KLA, the date of the start of their trial is still unknown./REL