Rama nuk ndryshon mendim: Protesta turp kombëtar, ne i kemi dëgjuar!

2022-03-14 11:26:21Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nuk ndryshon mendim: Protesta turp kombëtar, ne i kemi dëgjuar!
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri Rama, ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve duke e cilësuar atë një turp kombëtar.

Edi Rama theksoi se qeveria e tij është treguar e vëmendshme ndaj protestave, por sipas tij kjo protestë për pasojat e luftës është e turpshme.

“Fakti që nuk ka ardhur do të thotë se kemi vendosur mburojë financiare që në momentet e para të krizës. Kjo qeveri është e kundërta e asaj shëmbëlltyre që përpiqen të pikturojnë me propagandën e shfrenuar kundër fakteve ata që ju rrokanisin kokën gjithë këto vite dhe ca të tjerë që dalin atje që e bëj Shqipërinë për turp. për turp proteston që në ditën e para të luftës për pasojat e luftës për çmime. Shkruante një profesor i nderuar, Fatos Tarifa një letër të hapur për mua dhe më qortonte për arrogancë ndaj protestuese. Unë e përsëris ajo protestë është një turp kombëtar, faktet janë aty dhe kujtesa e secilit munda ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këto vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt”, tha Rama.


Video