
Pavarësisht se kanë kaluar tri ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, ai nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.
Ndryshe nga hera e kaluar, kur vendimi u publikua direkt.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese lë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e marrë e pandur nga SPAK për favorizim në tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe tenderave të Unazës së Madhe.
Me një votim 4 me 4, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Rama për heqjen e pezullimit ndaj numrit 2 të qeverisë.
Por edhe pse vendimi është marrë që prej të premtes, vendimi nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Ndryshe nga vendimi i mbledhjes së 12 dhjetorit, kur u mor vendimi për pezullimin e zbatimit të masës “pezullim nga detyra” ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, që u publikua direkt në Fletoren Zyrtare.
Me sa duket janë duke u përpjekur të fitojnë kohë, nga një vendim që ka futur në siklet të madh Qeverinë socialiste.