He became famous for his love affairs, but Casanova was also a priest, writer, diplomat and spy. He was born in Venice 300 years ago – and his name is still known around the world.
Giacomo Girolamo Casanova admires his tall, slender figure in the gold-trimmed mirror and adjusts a few strands of his wig. Everything must be perfect when the lady of his heart arrives. The fireplace and the beautiful furniture are reflected in the light of the many candles, the flowers on the tapestries seem to dance in the shimmering light. Mussels, venison and champagne are ready on the table. The beauty, who has been waiting for Casanova, is amazed by the scene he has prepared. After dinner, the swindler seduces her into the bedroom, where they indulge in the game of love between silk and damask.
This is more or less how Casanova's meetings with his girlfriends can be imagined, based on the memoirs he left behind.
"Since I felt myself born for the opposite sex, I have always loved her and let her love me, as much as I could," Casanova wrote in his memoirs, "The Story of My Life." There he mentions 116 mistresses by name, although historians assume that he had love affairs with several thousand. These included high-class ladies and girls from good families, but also prostitutes and even two nuns.
Casanova never married
His many relationships include Marie-Louise O'Murphy, the mistress of the French King Louis XV. Or Henrietta, whom he separated from a Hungarian officer in Italy, and who, when he said goodbye to her in Geneva, scratched the words with a diamond on the window pane of the inn's room: "You will forget Henrietta too!" He often promised to marry ladies, but he never married. And although they were aware of his unstable life, they fell prey to his charm.
But Casanova is being treated unfairly if you only see him as Don Juan, says Italian Carlo Parodi, who in 2018 opened a museum in Venice dedicated to his famous compatriot (the museum did not survive the coronavirus pandemic, editor's note). "Casanova," he emphasizes, "was a great thinker, writer and philosopher, who has unfairly gone down in history only as a great lover."
Childhood and school years
Giacomo Girolamo Casanova lindi më 2 prill 1725 si djali më i madh i një familjeje aktorësh. Duke qenë se prindërit e tij shkojnë shpesh në turne, e lënë atë në kujdesin e gjyshes Mariza. Në moshën 12-vjeçare ai studion drejtësi laike dhe kishtare në universitetin e Padovës dhe në moshën 17-vjeçare doktoron. Karrierën e tij priftërore nuk e përfundon, jo sepse bie i dehur nga foltorja gjatë predikimit, por sepse pas tre vjetësh profesioni nuk e tërheq. Dhe shporta me ndihmat për kishën nuk mbushej aq shumë me monedha sesa me letra pasionante dashurie.
Ai provon fatin në profesione të ndryshme: është sekretar, kadet, toger, violinist në orkestër, poet dhe shkrimtar, alkimist, agjent sekret i inkuizicionit, spekullues financiar, diplomat dhe bibliotekar - për të përmendur vetëm disa nga aktivitetet e tij të shumta.
Për Casanovën bota e njerëzve të vegjël, nga e cila vjen, është një tmerr. Ai dëshiron t'u përkasë atyre, që i admiron me verbëri: patricëve. Edhe pse nuk i pëlqen mendjemadhësia i aristokracisë, jetën e tyre komode dhe luksoze e dëshiron shumë. Pasi Casanova ndihmon senatorin e respektuar Matteo Bragadin, në momentin kur ai pëson një goditje cerebrale, ky bëhet mbrojtësi i tij.
“Kushdo që të jesh", i tha ai atëherë 21-vjeçarit, "nga ti e kam jetën". Nga ai moment ai përfiton ushqim dhe banim, një shërbëtor, një gondolë, dhjetë dukatë ari në muaj si para xhepi dhe premtimin e patronazhit të tij të përjetshëm. "Kjo", thotë Casanova, "është e gjithë historia e metamorfozës sime dhe e kohës së lumtur, ku unë nga pozita e një violinisti të varfër u ngrita në atë të një zotërie të nderuar”.
Arratisje spektakolare nga dhomat e plumbit
Casanova shpejt bëhet i preferuari shoqërisë së lartë. Ai ka një formim të shumanshëm, qoftë në teologji, alkimi, mjekësi apo matematikë, -veneciani është në gjendje të diskutojë për çdo temë. Përveç italishtes, ai flet edhe frëngjisht, greqisht dhe latinisht, dhe është një bashkëbisedues argëtues. Kështu që nuk e ka të vështirë të magjepsë njerëzit. Por ai vazhdimisht shkakton zemërimin e klasës së lartë.
Kështu më 26 korrik 1755 ai burgoset në dhomat famëkeqe të plumbit, një burg në papafingon e Pallatit të Dozhëve venecianë me çati prej plumbi. Ai akuzohet për blasfemi dhe "fyerje të fesë së shenjtë”, për posedim të librave të ndaluar, për praktikim të magjisë dhe për joshje të të rinjve në ateizëm. Gjasat më të mëdha janë, hamendëson Casanova, që inkuizitorin e shtetit Condulmer e ka bërë armik për shkak të dashurisë së një zonje, të cilën vetë Condulmer e dëshiron.
Giacomo vuan nga ethet dhe të dridhurat, pleshtat i thithin gjakun dhe në birucë nuk ka ajër. "I vetmi mendim që më sundonte, ishte arratisja”, shkroi ai më vonë. Deri tani askush nuk ka ikur ndonjëherë nga dhomat e plumbit, por Casanova arrin të shpëtojë. Ai shkon në Paris, ku historia e arratisjes së tij spektakolare është përhapur tashmë dhe ai pritet si hero.
Xhongler financiar
Casanova është një mashtrues i shkëlqyer. Ai vazhdimisht gllabëron shuma të mëdha parash, që shpirtrat naivë, veçanërisht gratë, ia besojnë atij. Për shembull, Madame d'Urfé, një nga aristokratet më të pasura të Francës. Ajo është e fiksuar pas ideve okulte dhe është e etshme për t`u rinuar nga mrekullitë. Casanova mund ta verbojë atë me njohuritë e tij në alkimi dhe meqenëse, siç rrëfen ai në kujtimet e tij, nuk mund ta largojë markezën nga bindja e saj e rremë, preferon t'ia zhvatë asaj paratë nga xhepi.
Një fitim të papritur i solli atij edhe ideja për të themeluar një llotari në Francë në vitin 1757; pozita e drejtorit është jashtëzakonisht fitimprurëse. Arka e tij vazhdon të mbushet. Me porosi të fshehtë të ministrit të jashtëm francez ai kryen transaksione të vështira financiare në bursë jashtë vendit.
Por megjithë të ardhurat e tij marramendëse Casanova është vazhdimisht i falimentuar, sepse shpenzon para me të dyja duart dhe është i varur nga bixhozi. Por për shkak të sjelljes absolutisht të sigurt në vetvete - pas vitit 1758 ai prezantohet me guxim me titullin aristokratik të vetëshpallur "Chevalier de Seingalt" – gjenden vazhdimisht njerëz të rangut të lartë, që hyjnë për të garant me letra rekomandimi lavdëruese. Megjithatë gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë për bon vivantin: ai përfundon në burg gjashtë herë gjatë jetës së tij dhe dëbohet nga po aq vende.
Në udhëtim pa pushim
Gjatë gjithë jetës së tij Casanova udhëton nga një oborr mbretëror në tjetrin në të gjithë Evropën. Talenti i tij, për të lëvizur gjithmonë në rrethet më të larta, i krijon atij kontakte të shkëlqyera. Ai takon Mozartin dhe Volterin dhe në Romë takohet me papa Klementin XIII, i cili e shpall kalorës të spurit të artë. Frederiku i Madh i ofron atij një pozicion si mësues në shkollën e junkerëve në Pomerani, të cilin ai e refuzon. Mbretëresha e Rusisë Katerina e Madhe e priti dy herë radhazi.
Vështirë se ndonjë nga bashkëkohësit e Casanovës mund të ketë udhëtuar aq shumë sa veneciani: historianët kanë llogaritur se gjatë jetës së tij ai ka përshkuar një distancë të barabartë me perimetrin e tokës. Me mjetet e transportit të asaj kohe, mbi kalë, në karrocë apo me anije, kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.
Kur u kthye në Venecia në vitin 1774 pas 17 vjetësh në mërgim, ai ishte i rraskapitur fizikisht; Vendlindja e tij, dikur skenë për orgjitë e tij të shumta, nuk e tërheq më.
Ajo që lë pas
Casanova ishte 60 vjeç, i vetmuar dhe i hidhëruar, kur u punësua si bibliotekar i kontit Waldstein në kështjellën Dux të Bohemisë në vitin 1785. Pesë vjet më vonë ai filloi të shkruante kujtimet e tij. Ai qëndron deri në nëntë orë në ditë mbi dorëshkrim, dhe shkruan 3700 faqe. Më 4 qershor 1798 Casanova vdes në moshën 73 vjeçare si pasojë e sifilizit apo sëmundjes së fshikëzës urinare, nuk dihet me siguri. Ai bie në harresë.
His memoirs were kept secret until the 20th century, censors did not tolerate free descriptions of his sexual adventures. The work was secretly sold under the arm. But when it was finally published, it made him immortal. It offers a unique insight into the life and society of that time and was translated into 20 languages. At the same time, it is the most expensive handwritten manuscript in the world: in 2010 the French state bought it for seven million euros.
The location of Casanova's grave is no longer known, but his life motto is: "I loved women to the point of madness," but "I always loved my freedom more." /DW