Parliamentary Commission of Inquiry against the former Minister of Finance Mufid Libohova in 1925

2023-03-07 15:32:28Histori SHKRUAR NGA MARENGLEN KASMI
Mufid Libohova

After the signing of the loan with unfavorable conditions that the Albanian government received from Italy in 1925 and the agreement for the creation of the Albanian National Bank, the procedures of which were followed by the two brothers Mufid and Ekrem Libohova, the first Minister of Finance and the other a diplomat with service in Rome, the Albanian parliament decided to investigate these issues, setting up a Parliamentary Commission of Inquiry. As a result, Ekrem Libohova was released from his duty in Rome, while for Mufidi, the Parliamentary Investigative Commission raised an accusation of 11 points. Points 1, 3 and 11 examined exactly the agreement establishing the National Bank and obtaining the loan. The commission found Mufid Libohova guilty on all counts. Perhaps this can be among the rare commissions in the history of parliamentarism in Albania,

The establishment of the Albanian National Bank in 1925 by Italy not only marks the beginning of Albania's economic dependence on Italy, but also marks the direct involvement of Italian politics in the country's internal economic and political issues. The dictates in the military field would not be delayed either, which would be crowned with the signing of the First Treaty of Tirana a year after the establishment of the National Bank. What stands out, even behind the scenes of the establishment of the National Bank of Albania in 1925, is the repetition of a well-known Albanian scenario, where representatives of the Albanian political elite, for narrow personal needs, favored foreign interests in Albania, even without hesitation even sell it.

Parliamentary Commission of Inquiry against the former Minister of Finance Mufid

***

Në bazë të vendimit të Dhomës së Deputetëve të datës 24 tetor 1925,më 28 tetor  u mblodh në Ministrinë e Financave “Komisjonihetuës” i përbërë nga RaufFico, Maliq Bushati, Ndrekë Kiçi, KasemRadovicka, Fiqri Rusi, KristoFloqi dhe VasilBamiha. Kryetar i Komisionit u zgjodh RaufFico dhe sekrtetarë u caktuan KristoFloqi dhe Fiqri Rusi. Meqenëse koha e hetimit ishte e shkurtër dhe çështjet për shqyrtim të shumta, Komisioni vendosi të ndajë hetimin në dy pjesë.

Ndër të tjera, në pjesën e parë u hetuan shkeljet e bëra nga ish-ministri i financaveMufid Libohova për themelimin e Bankës Kombëtare. Gjatë kontrollit të dokumentacionit u vu re se, në dokumentacionin përkatës tëhuasë prej 50 milionë frangash ari, mungonte akti origjinal i njohur nën titullin “Allegato B”. Kyaneks figuronte vetëm si përkthim në gjuhën shqipe, madje i pa legalizuar. Për këtë çështje. M. Libohova u përgjigj se “Ndoshta kopja italisht ka humbun nëndonji nga Zyrat qipermendëni Z. e Juej ne pyetje, por jo kurr nëMinistriën e Financavet në tëcilen dosjet me randësi kyçen n’arkë të hekurit”.Por ligji e përcaktonte qartëse, dokumentet origjinale duhe të ruheshin në arkivin e Ministrisë së Jashtme dhe nuk dilnin jashtë saj. Komisioni arrit në përfundimin se  “Allegato B” ishte zhdukur prej M. Libohovës. Këtë gjë e pohonin edhe ish-vartësit e M. Libohovës, K. Kotta dhe P. Poga. Sipas Komisionit, ky aneks në të cilin ishin shënuar penalitetet e marrëveshjes ishte zhdukur me qëllim nga z. Libohovaspara se të ekzekutohej obligacioni.

Humbja e origjinalit të aktit “Allegato B” shtrëngoi Komisionin të shqyrtonte më në hollësi dosjen e Bankës. Nga studimi i dosjeve u pa se jo të gjitha aktet e përmendura ishin botuar në Fletoren Zyrtare. Midis këtyre akteve që nuk ishin botuar ishte edhe një akt me titullin “Accordoesecutivo Nr. 13”, i cili rregullonte modalitetin e nënshkrimeve të aksioneve të Bankës Kombëtare që ishin rezervuar për nënshtetasit shqiptarë. Në të ishte përcaktuar se “Nenshtetasit shqiptarëqi do të pranohen prej Ministrit tëFinancavet tëShqipnisë kanë me derdhun ndër kasa te Shteti Shqiptar dy tëdhetëtat e vleftës nominale t”akcjonevet tënënshkrueme. Shumat kështu tëmbledhuna mandej kanëm’u derdhë prej Qeverisë Shqiptare, në Qendrën e CreditoItalianos në Romë deri më 5 Majë 1925 për hesapë të Bankës Shqiptare qi po formohet [...]”.

Parliamentary Commission of Inquiry against the former Minister of Finance Mufid

Marrëveshja Nr. 13 ishte nënshkruar në fshehtësiprej Ministrit të Financave Mufid Libohova dhe përfaqësuesit të Grupit Financiar italian Adv. AmadeoGambino pa dijeninë e qeverisë shqiptare. Në të ishte saktësuar gjithashtu edhe një afat 23 ditor për nënshkrimin e aksioneve shqiptare. Ky veprim i ish-ministrit Libohova përbënte shkelje, sepse Këshilli i Ministrave e kishte udhëzuar atë qysh më parësenevojitej së paku një afat tre mujor për blerjen e aksioneve nga shtetasit shqiptarë. Po ashtu, përkthimi në gjuhën shqipe i marrëveshjes nuk figuronte në dosjet përkatëse. Koha e shkurtër e lënë në dispozicion të blerjes së aksioneve nga aksionerë shqiptarë i interesonte në plan të parë italianëve. Një problem të madh përbënte fakti se në këtë mënyrë nuk mund të bëhej pjesëaksionere një pjesë e mirë e shqiptarëve emigrantë, e sidomos elementët patriotë  të shqiptarëve të Amerikës, ku shumë prej tyre kishin krijuar pasuri të mjaftueshme.Komisioni arriti në përfundimin se, për tëtë mbuluar këtë shkelje, ish-ministri Libohova kishte falsifikuar edhe dokumentet zyrtare, duke u munduar të krijonte bindjen se ai e kishte shtyrë mjaftueshëm afatin e nëshkrimittë këtyre aksioneve.

Këto spekullime të ish-ministrit Libohova me afatet e nënshkrimit të aksioneve u bënë shkak për dështimin e plotë të qeverisë shqiptare për të marrë pjesë si aksionere në drejtimin e Bankës Kombëtare. Megjithatë, qeveria shqiptare me anë të njëvendimi të 20 majit 1925 detyronte çdo ministër dhe nëpunës shteti të blinte aksione të Bankës në vlerën e një rroge mujore. Në bazë të këtij vendimi u nënshkruan prej Arkës së Përgjithshme të Ministrisë së Financave 25.196 copë aksione me një vlerë nominale prej 25.195 lira angleze – siç quhej atëherë stërlina britanike. Sipas akordit zbatues nr. 13, Qeveria ishte e detyruar tëdepozitonte brenda kohës së caktuar dy të dhjetat e kësaj shume, kundrejt dëftesave të përkohshme, pra 5.039 lira angleze. Shuma e përgjithshme që qeveria shqiptare kishte mbledhur në arkën e saj ishte rreth 10.944 lira angleze, dy herë më shumë sesa lypeshin për blerjen e këtyre aksioneve. Me këto të holla, sipas nenit 5 të ligjit organik tëBankës, Ministri i Financave mund të rezervonte një sasi aksionesh dy herë më të madhe se numri i kërkuar fillmisht. “ Por Z. e Tij jo vetëm qi nuk e banikëte, por as sasinë e akcjonevetqi ishin nënshkruen’arkën e përgjithsme nuk ja siguroj tëzotvet, se si thamë ma naltë të drejtat e këtyne i kishte humbë qe me 5 Majë”- konstatonte Komisioni Hetimor. Kështu që në përfundim të kapitullit të parë të hetimit, Komisioni Hetimor Parlamentar arriti në përfundimin se “Tue qenë se, si mbas hetimevet tëKomisjonit, Z. Myfid Libohova asht i vetmi përgjegjës për shdukjen e “Allegato B” qi përmban penalitetin e konçensjonit të Bankës dhe tëHuasë së 50.000.000; tue qenë se Z. e Tij me nënshkrimin e zbatimin e akordit eksekutiv nr. 13, qi nuk ishte pranue prej Këshillit Ministruer, veproj kundra interesavet vitale të Kombit Shqiptar dhe mashtroj të gjithëtrupet shtetërore me dijeni e qellim; tue qenë se nëket mënyrë i la bashkë atdhetarët e vet me duer thatë pa marrë pjesë nënji institut që do të sundojë për 50 vjet rresht jetën ekonomike të Kombit, KomisjoniHetuës akuzon ish Ministrin e Financavet dhe Zëv. i P. tëJashtëme Z. Mufid Libohovën, ME TRATHTI TË NALTË KUNDRA ATDHEUT E KOMBIT SHQIPTAR”.

© Copyright Vox News

This article is exclusive to Vox News, it is copyrighted according to Law No. 35/2016, "On copyright and related rights". The article can be republished by other media only by citing Vox News and placing the source link at the end, otherwise any violator will be held responsible according to Article 178 of Law No. 35/2016.

Video