VIDEO: Zjarri del jashtë kontrollit në Gramsh, zjarrfikësit apel për ndihmë

2022-03-24 08:45:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: Zjarri del jashtë kontrollit në Gramsh, zjarrfikësit apel

Dy zjarre të fuqishme, të favorizuara edhe nga era po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc.

Alarmin e kanë ngritur forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u bëjnë apel qytetarëve për ndihmë për ta shuar me mjete rrethanore.

Zjarri ka gllabëruar sipërfaqe të mëdha pyjore.

Situata me zjarret në qarkun e Elbasanit ka qenë problematike ditët e fundit, ndërsa vetëm një ditë më parë është raportuar për disa vatra zjarri konkretisht në njësitë Shushicë, Gjinar, Zavaline, Labinot Mal, Gracen si dhe në territorin e Bashkisë Gramsh.


Video