‘U tmerruam nga zhurmat’! Flasin fqinjët e Nuredin Dumanit: Banesën me qira e ka marrë para një jave

2022-03-30 09:59:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fqinjët e Nuredin Dumanit kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar një natë më parë në lagjen “Apollonia” në Fier, aty ku zbarkoi RENEA për të shumëkërkuarin.

Një ditë pasi Dumani u vu në pranga e tashmë ndodhet tek Spitali i Traumës, fqinjët janë shprehur se janë tmerruar nga zhurmat që kanë dëgjuar, por që nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte.

Për Dumanin ata kanë shtuar se ai kishte vetëm një javë që e kishte marrë atë shtëpi me qira dhe se ata janë ndjerë të frikësuar gjatë gjithë kohës.

“Banesën me qira e ka marrë para një jave. U tmerruam nga zhurmat. Ishim në gjumë kur dëgjuam zhurmën dhe u trembëm. Komplet pallati ishte në terror, nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Kishim frikë, nuk dinim kujt t’i drejtoheshim,”- janë shprehur fqinjët.


Video