"The fate of the homeland is in our hands" - An appeal by Ismail...
/ 2026-10-18 16:09:54Focus

Një 21 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Pirgo të Peloponezit. Ngjarja bëhet publike prej burimeve policore në zonë.
Sipas informacioneve të para, Qazim Dosti i datëlindjes 2001, vendosi t'i japë fund jetës, duke u vetëvarur me një tel nga një pemë në afërsi të urës që lidh Pirgosin me Qeparisin në Peloponez.
Mësohet se pak më parë viktima kishte komunikuar me të motrën e tij, duke i çuar një fotografi me telin në qafë dhe në vazhdim kreu aktin.
Ne zonë ka mbëritur një i afërm i tij së bashku me ambulancën dhe policia, por nuk u bë e mundur të shpëtohej.
Trupi u tij u dërgua në morgun e spitalit të Pirgosut, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arësyen që e detyroi 21 vjeçarin të vetëflijohet.
