Dalin emrat e personave të shpallur në kërkim, pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK ku u godit një tjetër grup kriminal.
Janë zbardhur edhe emrat për të cilat janë lëshuar masa sigurie.
Bëhet fjalë për shtetasit; Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, ?Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi , ?Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu.
Në njoftimin zyrtar SPAK, thekson se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.
Gjithashtu mësohet se ndërtuesi Ardi Kollçaku rezulton për pastrim parash.
Ardi Kollçaku rezulton pronar i Anchor inve. Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe për Redi Peza, i cili mësohet se është pronari i Porto Lalzit dhe i SvilippoMare.
Gjithashtu është zbuluar se gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë.
Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë.
Gjatë hetime janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.
Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:
Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Waasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.
Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).
Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.
Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .
Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë.
Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.
Pastrimi i parave
Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj.
Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm.
Pas injektimeve të parave “cash” në llogaritë e kompanisë “A.. R.. H…” sh.p.k, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt Maj 2021 – Qershor 2021, rezulton se kompania “A.. R.. H…” sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit.
Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim I.A., orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash.
Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë, do të “justifikonte” sërish flukset e ardhshme të parave cash dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale.
Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 datë 15.6.2026 ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale në lidhje me 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim.
Bëhet fjalë edhe për kompani si: Aliu Road House shpk; Green Invest shpk; Seaview Development shpk; A.R.H Security shpk
Sekuestrohet një pjesë e kompleksit multifunksional turistik rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside) në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë Sviluppo Mare 1 dhe shoqërisë Aliu Road House.
Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përftohen nga subjektet Seavieë Development, dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit notarial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-zag me 5 yje mbi 200 dhoma, në Jalë Himarë, për të cilën shoqëria Narvalno Group, shpk ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40 për qind dhe nxjerrjen e lejes së ndërtimit nga AZHT.
Të drejtat pasurore mbi pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Construksion në realizimin e punimeve për ndërtimin e një kompleksi rezidencial vilash në zonën e Mjull Bathores Tiranë, në projektin e quajtur Astoria rezidencë
Subjekti tregtar Altea Contruksion shpk
Subjekti tregtar F$Xh invest shpk
Subjkti Altea Invest Shppk
Subjekti tregtar S.T.N.P.M pjesën takuese të Shpëtim Bibaj
Hotel Elisa Tirana, afilated by Melia
Të gjithë pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Invest shpk, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.