Nikolla i dërgon dokumentin shefit të SPAK: I hapet rruga arrestimit të Bllakos

2022-03-30 22:32:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nikolla i dërgon dokumentin shefit të SPAK: I hapet rruga arrestimit

Kuvendi i ka hapur rrugën arrestimit të ish-deputetit të PS Alqi Bllako, i cili dorëzoi sot mandatin.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka shkruar kreut të SPAK, Arben Kraja, ku e njofton se Bllako nuk ka më mandat.

Dokumenti vjen pas disa zhvillimeve pasditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.

Fillimisht Nikolla anuloi një mbledhje të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve pas dorëzimit nga Bllako të mandatit.


Video