Aksident në Tiranë, plagoset fëmija 2 vjeç

2022-03-30 18:36:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Tiranë, plagoset fëmija 2 vjeç

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore, Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video