EMRI/ U godit nga makineria e rëndë, vdes tragjikisht 26-vjeçarja shqiptare në Itali

2023-11-15 07:39:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ U godit nga makineria e rëndë, vdes tragjikisht

Një 26 vjeçare shqiptare në Itali ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të tmerrshme në punë.

Mediat italiane shkruajnë se Anila Grishaj vdiq pasi u godit në kokë nga një makineri paketimi teksa po punonte në një fabrikë ambalazhimi dhe tregtimi të ushqimeve të grira në Pieve di Soligo të Trevisos.

Makina që goditi të renë ishte blerë së fundmi nga kompania e paketimit të ushqimeve të ngrira. Dinamika e plotë e ngjarjes po hetohet nga policia.

Ndërkohë, mediat raportojnë se ka pasur tensione jashtë portave të kompanisë mes të afërmve të vajzës së vdekur shqiptare dhe policisë.


Video