Dy javë protestë: Pjesëmarrje më e ulët mbrëmjen e sotme dhe pa incidente

26 October 2026, 20:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy javë protestë: Pjesëmarrje më e ulët mbrëmjen e

Kjo e hënë shënon dy javë nga nisja e protestës studentore në Ministrinë e Arsimit.

Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrëmje protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Por ndryshe nga ditët e tjera protesta e stome paraqitet më e qetë dhe më një numër të vogël pjesëmarrësish. Thirrja kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme

Deri më tani nuk ka incidente apo sulme të institucioneve dhe policisë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, pedagogët nuk zhvilluan marshimin e zakonshëm paradite nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, por iu bashkuan studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Disa prej tyre u shprehën se do të vijojnë protestën, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe pa përshkallëzim të tensioneve.


Video