"A ju pyetën për Ballukun?", Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: Kam bërë një denoncim...

26 October 2026, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"A ju pyetën për Ballukun?", Behgjet Pacolli del nga SPAK
Behgjet Pacolli

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Pacolli deklaroi se kishte bërë një kallëzim penal lidhur me atë që i cilësoi si padrejtësi të kryera deri më tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, tha Pacolli.

Ndërsa i pyetur “a ju pyetën për ndonjë interes me zonjën Balluku”, Behgjet Pacolli është përgjigjur:

“Pyesni avokatin”.

 

 


Video