Drejtoresha e Burgjeve ia delegon kompetencat zv.drejtorit, pasi “mbaroi punë” me Veliajn (shkresa)

29 October 2026, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drejtoresha e Burgjeve ia delegon kompetencat zv.drejtorit, pasi “mbaroi

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka vendosur t’ia delegojë kompetencat e saj për disa ditë, zv.drejtorit Anesti Kapllani.

Delegimi vjen pas vendimit që trazoi politikën shqiptare, për transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit, në atë të Fierit.

Në shkresën e mëposhtme, bëhet me dije se Bodo ia delegon kompetencat zv.drejtorit Kapllani, duke nisur nga mëngjesi i sotëm, deri në datën 1 nëntor.

Për momentin nuk dihen arsyet e transferimit të kompetencave tek zëvendësi i saj, por Bodo “punën” kryesore, atë të transferimit të Veliajt nga Durrësi në Fieri, e përfundoi dhe tashmë këto ditë, mund të qendrojë e qetë.

Drejtoresha e Burgjeve ia delegon kompetencat zv.drejtorit, pasi “mbaroi

 


Video