Si po fabrikohet thashethemi nga Belinda Balluku për “fletëthirr...
19 October, 16:19Fokus

Momente kaosi janë shënuar pak çaste më parë në zonën përreth Parkut Rinia.
Policia ka ndërhyrë me një aksion të beftë, duke bërë shoqërime të protestuesve që ndodheshin në zonë.
Në një moment, efektivët kanë kapur një të ri, pranë të cilit kanë shkuar menjëherë protestues të tjerë, si dhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, duke tentuar ta lirojnë.
Në ato çaste kaotike, i riu ka arritur t’u shpëtojë nga duart disa efektivëve të policisë dhe të largohet me vrap.