Grida dhe vajzat gazetare që raportuan këto zgjedhje

16 Maj 2023, 11:02Dhoma e rrëfimit SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grida Duma

Ky shkrim është për vajzat gazetare që raportuan këto zgjedhje lokale. Djemtë janë të përjashtuar këtë herë, jo se janë të parëndësishëm, por le të qëndrojmë për një moment tek vajzat!

Televizionet informative, por edhe gjeneraliste qysh nga mëngjesi i djeshëm, janë në një maratonë raportimi për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve lokale në të gjithë Shqipërinë. 

Gazetarët janë shpërndarë në të gjithë vendin, ku prej andej për më shumë se 24-orë kanë qëndruar në krye të detyrës pa pushim.

Figurat që i kanë dhënë qetësi, që kanë zbukuruar ekranet, por edhe që kanë raportuar me korrektësi dhe profesionalizëm kanë qenë vajzat gazetare.

Por edhe moderatorët nga studiot televizive, në numër të lartë, kanë qenë gjithashtu gra dhe vajza, ndërsa bie në sy se ata që kanë bërë analizën e këtyre zgjedhjeve në studio kanë qenë burrat.

Por, për mendimin tonë, gruaja që ka bërë diferencën nga studio është... Grida Duma.

Ajo nuk ka qenë thjesht në rolin e gazetares që ka marrë të dhëna nga  reporterët në terren dhe i ka transmetuar, por Duma ka shkuar edhe me tej. Së bashku me të ftuarit në tavolinën e saj, pas çdo lajmi ajo ka bërë një analizë, jo vetëm politike, por edhe sociale e ekonomike.

Duket se Duma këto ditë ka qenë në vendin e duhur, në kohën e duhur.

E kuptojmë që e ka ndihmuar shumë e kaluara e saj në politikë. Fakti që i ka kaluar disa zgjedhje në "kurriz", që e njeh mirë terrenin dhe po ashtu psikologjinë e masës. Ajo njeh reagimet politike, i shpjegon por edhe i mirëkupton ato, pavarësisht se nga vijnë, nga fituesit apo humbësit.

Me një gjuhë trupi që transmetonte vetëm siguri, me artikulim të qartë dhe të pagabueshëm, Grida, ka qenë figura femërore që ka bërë diferencën në ekran gjatë këtyre zgjedhjeve./E.R

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video