
Grupet shqiptare të trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian po përdorin mjeshtërat kinezë dhe vietnamezë për të pastruar paratë e aktivitetit të tyre.
Ky është përfundimi në të cilin del zyra për krimet dhe drogën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportin vjetor mbi mashtrimet, tregjet globale, bankingun në të zezë dhe tregjet e zeza në Azinë Juglindore.
Raporti vë në dukje rrezikshmërinë dhe aktivitetin e zgjeruar të grupeve kriminale kineze dhe vietnameze si dhe shtrirjen e tyre gjeografike pothuajse në të gjithë globin.
Një prej aktiviteteve kryesore të tyre është pastrimi i parave për organizatat ndërkombëtare kriminale.
Në këtë pjesë, raporti thotë se përveç bashkëpunimeve që grupet aziatike kanë në Amerikën e Veriut dhe në atë të Jugut, është vënë re një zgjerim i tyre në Europë.
OKB thotë se në Europë janë kryesisht grupet kineze dhe vietnameze që kanë ngritur rrjete të pastrimit të parave, ku në një vit hidhen në treg miliona euro.
Sipas raportit, klientët kryesorë të kinezëv janë grupet shqiptare, franceze, gjermane, italiane dhe irlandeze.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016