Rusët dhe ukrainasit ‘dynden’ për prona në Turqi

23 March 2022, 18:05Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusët dhe ukrainasit ‘dynden’ për prona në Turqi

Rusët dhe ukrainasit po dynden në Turqi për të blerë prona të patundshme, ku të parët po përfitojnë nga mungesa e sanksioneve, ndërsa të dytët në përpjekje për t’i ikur luftës.

Platforma e pasurive të paluajtshme në Turqi, “Emlakjet” analizoi interesin në rritje të qytetarëve rusë dhe ukrainas që kërkojnë banesa në Turqi, duke u nisur nga numri i klikimeve, që arrin deri në 60 milionë në muaj, të uebsajtit me 15 milionë vizitorë, si dhe duke vlerësuar sjelljet e vizitorëve në bazën e të dhënave.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Emlakjet”, kërkimet nga Rusia për banesat e nxjerra në shitje në Turqi në muajin shkurt u rritën me 51 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë; kurse kërkimet nga Ukraina u rritën me 63 për qind.

Antalia është renditur e para në kërkimet e bëra si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina. Pas Antalias provincat ku rusët kanë kërkuar më së shumti banesa në internet janë Stambolli, Izmiri, Ankaraja dhe Bursa.

Kurse ukrainasit, pas Antalias provincat më të kërkuara për të pasur një banesë janë: Stambolli, Mersini, Ankaraja dhe Izmiri.


Video