Rritja e çmimeve ‘mbushi’ arkën e shtetit në 2021, Doganat mblodhën 1.6 mld euro

21 March 2022, 17:13Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rritja e çmimeve ‘mbushi’ arkën e shtetit në 2021,

Rritja e çmimeve, sidomos në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka shtuar arkëtimet e doganave, që për vitin e kaluar e kanë tejkaluar planin me rreth 95 milionë euro më shumë.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të ardhurat e grumbulluara përgjatë 2021-t vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, janë rreth 31 mld lek, ose rreth 250 mln euro më shumë se planifikimi.

Nga këto, rreth 12 mld lek, ose rreth 110 mln euro janë arkëtime direkte nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, karburanteve dhe mallrave të konsumit të përditshëm.

Në total, doganat kanë mbledhur rreth 1.6 mld euro (193 mld lek), që është edhe shifra më e madhe e arkëtuar ndonjëherë nga ky institucon.

 

 


Video