Si ka ndryshuar tregu i pajisjeve elektroshtëpiake në Shqipëri vitet e fundit dhe si është ky treg i lidhur me tendencat globale?
Tregu i pajisjeve elektroshtëpiake në Shqipëri është rritur dhe konsoliduar ndjeshëm vitet e fundit, si në aspektin e pritshmërive të konsumatorëve, ashtu edhe në gamën e produkteve të ofruara. Po shohim një përvetësim më të shpejtë të tendencave globale si efikasiteti energjetik, teknologjia smart dhe qëndrueshmëria. Konsumatorët janë më të informuar dhe preferencat e tyre po kalojnë nga funksionaliteti bazë te veçoritë ekstra dhe suportipas shitjes. Tregu nuk drejtohet më vetëm nga çmimi dhe stili i jetesës sepse komoditeti dhe kursimet afatgjata luajnë tashmë një rol shumë më të madh në vendimmarrje.
Cilat janë risitë teknologjike kryesore që po ndikojnë këtë treg?
Pajisjet smart të integruara me IoT (Internet ofThings), veçoritë e drejtuara nga inteligjenca artificiale dhe aftësitë për monitorimin e energjisë po transformojnë industrinë. Përveç opsioneve të survejimit të shtëpisë interesi për të cilat ka pësuar një rritje të shpejtë në kërkesë, sot kemi frigoriferë që menaxhojnë inventarin dhe lavatriçe që optimizojnë ciklet e larjes bazuar në ngarkesën dhe llojin e rrobave, pra tashmë teknologjia po rishkruan komoditetin. Kontrolli zanor, përdorimi në distancë përmes telefonit dhe integrimi në ekosistemet e shtëpivesmart janë gjithnjë e më të rëndësishme, shumë prej tyre tashmë kërkohen dhe përdoren edhe në tregun shqiptar.

A vini re ndikim të drejtpërdrejtë nga çmimet globale të energjisë apo të lëndëve të para mbi ofertën dhe kërkesën për pajisje në vend?
Absolutisht. Rritjet globale të kostove të lëndëve të para dhe transportit kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në çmime. Edhe pse markat dhe shitësit me pakicë përpiqen të përthithin një pjesë të këtij ndikimi, ndërprerjet në rrjetet e furnizimit dhe presioni i diktuar nga inflacioni kanë ndikuar si në disponueshmërinë, ashtu edhe në sjelljen e konsumatorit. Gjithashtu, kemi vënë re një interesgjithnjë e më të shtuar të konsumatorëve për produkte me efikasitet energjetik si mënyrë afatgjatë për të përballuar rritjen e kostove të energjisë.
Si ka evoluar sjellja e konsumatorëve shqiptarë në lidhje me blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake? A janë më të prirur të investojnë në cilësi, apo çmimi mbetet faktori kryesor?
Ka një prirje të dukshme drejt investimit në cilësi, veçanërisht në segmentin e konsumatorëve të mesëm dhe të lartë. Edhe pse çmimi mbetet i rëndësishëm, nuk është më faktori i vetëm. Garancia, reputacioni i markës, efikasiteti energjetik dhe vleresimete produkteve janë gjithnjë e më shumë pjesë e procesit të vendimmarrjes. Më shumë konsumatorë tashmë e shohin një pajisje si një investim afatgjatë dhe jo si zgjidhje të përkohshme. Konsumatorët shqiptarë bazojnë vendimin e tyre në besim, dhe kjo është një vlerë thelbësore mbi të cilën shitësit me pakicë operojnë.
A ka një periudhë të caktuar gjatë vitit kur blerjet e pajisjeve rriten ndjeshëm dhe pse?
Po, pikat kryesore sezonale përfshijnë periudhën e verës, fillimin e vitit shkollor, si dhe fushatat e fundit të vitit si BlackFriday dhe festat. Këto momente kombinojnë ofertat promocionale me nevojat reale të konsumatorëve siç janë përgatitja e shtëpisë për dimër tek pajisja me risitë teknologjike përpara festave. Në përgjithësi, këto periudha kyçe të shitjeve luajnë një rol shumë të rëndësishëm në performancën e një shitësi me pakicë dhe gjatë tyre ka një përqëndrim të lartë ofertash për konsumatorin.

A janë sot konsumatorët më të informuar për funksionalitetin dhe teknologjinë e pajisjeve, apo blerjet vazhdojnë të bazohen kryesisht në reklamë dhe rekomandime?
Siç e përmenda më parë, konsumatorët janë ndjeshëm më të informuar se më parë. Kërkimi online, rrjetet sociale dhe komentet e përdoruesve luajnë një rol madhor. Konsulentët në dyqan dhe reklamat vazhdojnë të ndikojnë në vendimmarrje, por konsumatori mesatar shqiptar tashmë hyn në një dyqan ose viziton dyqanin tonë online me një ide të qartë për atë që po kërkon, sidomos kur bëhet fjalë për produktet me vlerë më të lartë. Përveç veçorive të produktit, ata kërkojnë shpejtësi, saktësi dhe komoditet. Sfida jonë kryesore është t’i ndihmojmë të plotësojnë nevojat e tyre si në dyqanet fizike ashtu edhe atëonline, me shërbim cilësor dhe lehtësi ekstra që tejkalojnë pritshmëritë.
Sa e rëndësishme është etiketa e efikasitetit energjetik për konsumatorët shqiptarë kur zgjedhin një pajisje?
Efikasiteti energjetik është bërë një faktor kryesor në marrjen në konsideratë. Me rritjen e kostos së energjisë elektrike dhe ndërgjegjësimin më të madh për mjedisin, konsumatorët tashmë i kushtojnë vëmendje produkteve me klasifikim A dhe kuptimit të vlerës së kursimit që ato përfaqësojnë. Edhe pse etiketa në vetvete mund të mos mbyllë gjithmonë shitjen, ajo është shpesh faktori përcaktues vendimtar midis dy produkteve të ngjashme.
Cilat janë produktet më të kërkuara kur bëhet fjalë për kursime dhe teknologji të gjelbër?
Frigoriferët, lavatriçet dhe kondicionerët janë kategoritë kryesore ku konsumatorët kërkojnë teknologji të gjelbër. Teknologjia inverter, konsumi i ulët i ujit dhe menaxhimi inteligjent i ngarkesës janë veçori që ndikojnë në shitje. Pajisjet e integrueshmeme sistemet e paneleve diellore dhe tharëset me pompë nxehtësie po fitojnë gjithashtu terren, veçanërisht në shtëpitë e reja apo të rinovuara.

Cila është pajisja elektroshtëpiake më e “nënvlerësuar” në një familje shqiptare?
Larëset e enëve! Shumë familje ende i shohin ato si luks dhe jo si domosdoshmëri. Megjithatë, me rritjen e ndërgjegjësimit për kursimin e ujit dhe përfitimet në kohë, ky perceptim po ndryshon gradualisht. Realiteti është që këto pajisje moderne janë më efikase në përdorimin e ujit dhe energjisë se larja me dorë.
Sipas jush, cila pajisje elektroshtëpiake ka ndryshuar më shumë stilin e jetesës së njerëzve në vitet e fundit?
Televizori, pa dyshim, me të gjitha përfitimet që ofrojnë funksionalitetet smart sot. Por, kur flasim për pajisjet elektroshtëpiake të mëdha, është lavatriçja me veçori smart, veçanërisht ato që rregullojnë automatikisht ujin, kohën dhe detergjentin. E kombinuar me kapacitet më të madh larjeje, ajo ka thjeshtuar ndjeshëm rutinat shtëpiake dhe ka sjellë më shumë komoditet për familjet me orare të ngarkuara. Kjo e ka bërë larjen e rrobave, një proces pothuajse të përditshëm, në epokën digjitale.
Burimi: Monitor