Themeluesja e “Alehandro Group” Erjola Braha, e cila në Shqipëri njihet si gruaja e verërave ka treguar për lidhjen e saj me verë si dhe vizionin për të ardhmen.
E ftuar në Podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Ceo e Alehandro Group, Erjola Braha është shprehur se kërkesat për verërat e kantinës së saj janë shumë të kërkuara si nga vendi dhe jashtë.
Braha tha se, në vitin 2030 vizioni i saj është që të ketë një prodhimtari prej 300 mijë shishesh dhe të arrijë të eksportojë proshimin vendas.
Pjesë nga biseda e Erjola Braha dhe kryeministrit Edi Rama
Ne krenohemi me prodhimet tona. Kemi bërë një proges të jashtëzakonshëm. Kemi kantinën që mund të krenohemi që të krahasohemi me kantinat prestigjoze si Bordo e Francës.
Lidhja me verën….
Unë pata fatin që të rritem në kryeqytetin e bulzave në Veneto dhe aty frymëzova dhe thura ëndrrat e mia.
Emigrova shumë e vogël. E kam lënë Shqipërinë me anijen “Vlora”, mbërritëm në jug të Italisë bashkë me vëllain tim Diamanitn dhe pjesën tjetër të familjes. Këtë rrugëtim e nisëm bashkë me vëllain. Mendova se nuk do kthehesha më por kuptova se Shqipëria kishte ndryshuar. E nisa në Itali, fillova me pak shishe fillimisht. Vizioni ynë është prodhimi vendas.
Ankohen disa shitës është e shtrenjtë vera shqiptare?
Krahasuar me tregun e Italisë dhe Bordo-n e Francës, ne kemi dalë me një çmim mesartar diku te 15 euro. Janë mbi mesataren. Jemi duke bërë kërkime që në të ardhmen të kemi vreshtat tona.
Kemi arritur të nxjerrim lëndën e parë 4800 shishe.
Çfarë kupton me vreshtat tona?
Vreshtat tona. Kemi kantinë tonë, teknologjinë por s’kemi vreshtat tona e përzgjedhim rrushin te zonat më të përzgjedhura. Në Itali është ndryshe, ka më shumë vreshta toka prodhohet më shumë.
Ne kemi kërkesë për 100 mijë shishe të kantinës Braha, erdhën kërkesa nga jashtë. Na duhet shumë punë, është punë me kërkim që duhet të vazhdojmë të prodhojmë.
Ku e sheh kantinën Braha në vitin 2030?
Si e shikoj në 2030. Të arrij një prodhimtari 300 mijë shishe verë në 5-vjeçarin e parë. Ndoshta kemi fatin të bëjmë dhe më shumë. Të arrijmë dhe të eksportojmë. Që në prodhimin e parë pati një efekt shumë pozitiv. Mbështes prodhuesit vendas.
Kam bërë një përzgjedhje të disa kantinave që po bëjnë një punë heroike. Kanë bërë përmirësim në teknologji në cilësi.
Disa emra?
Një shishe e kam sjellë me vete kantina Bardha, kantina Belba , Arbri, Çobo, edhe Duka. Kemi prodhues, duhet të mbështeten.