Mbetemi në “bisht” të tabelës së pagave, të fundit në rajon

6 Korrik 2024, 13:09Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përveç Kosovës, jemi të fundit në rajon për sa i përket pagave të larta. Ndonëse nuk kemi ende një pasqyrë të pagave mesatare bruto në vendin tonë pas rritjes për administratën që u fut në fuqi më datë 1 korrik, nëse marrim për bazë publikimin e fundit të Institutit të Statistikave për pagën mesatre bruto ku rezulton në 733 euro, vendi ynë është në fund të tabelës së rajonit.

Sipas agjencive statistikore për vendet e rajonit rezultonë se Serbia pozicionet e para me një pagë mesatare bruto 1140 euro dhe normën më të ulët të papunësisë ku përditësimi i fundit ishte përpara 2 muajsh, duke vijuar me Bosnjën ku paga bruto arrinë në 1125 euro, Mali i Zi me 1042 euro, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova që e mbyll vendin e fundit me 521 euro, ku vlehet për tu përmendur që përditësimi i fundit nga agjencia statistikore e këtij vendi është bërë për vitin 2022.

Për sa i përket normës së papunësisë vihet re se Maqedonia e Veriut e ka këtë indikatorë 12.9%, më të lartën në rajon, duke vazhduar me Malin e Zi 11.9%, Bosnja Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Serbia.

Video