Kush do t’i drejtojë Tatimet? Vakanca plotësohet me ngarkim të përkohshëm

15 Qershor 2024, 10:11Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Elidjana Çelaj do të ushtrojë detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ministri i Financave Ervin Mete ka urdhëruar ngarkimin e përkohshëm nëpërmjet zëvendësimit,  të zëvendësdrejtorit  të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,  znj.  Elidjana Çelaj në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.

Ky vendim ka qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme  administrative,  deri në momentin e plotësimit  të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë.

Vendi vakant në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u krijua pasi Ceno Klosi u emërua zëvëndësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Video